A është Amerika kundër Reciprocitetit apo kundër Albin Kurtit? Se të jesh kundër Albin Kurtit ka logjikë dhe është krej…

A është Amerika kundër Reciprocitetit apo kundër Albin Kurtit? Se të jesh kundër Albin Kurtit ka logjikë dhe është krejt normale, ama të jesh kështu ashiqare kundër reciprocitetit, s’është ‘normale’, po është e frikshme. Lexo në fjalor kuptimin e fjalës ‘Reciprocitet’ dhe e sheh që është johumane (është e pakuptimtë) të jesh kundër të drejtave të bararta mes njerëzve e shteteve, pra është abnormale të jesh kundër reciprocitetit. Asnjë marrëdhënie në botë (përveç atyre abuzive) nuk krijohet pa reciprocitet, pra pa ‘marr e jap’. S’e kuptoj pse Serbia duhet të ketë të drejtë 100 për qind, e Kosova Jo. A din dikush me shpjegu pse? Pse Grenellit i pengon m’u heq fusnota Kosovo nga prodhimet serbe? A e ngjeh Kosovën si territor të Serbisë, a çka? Të jesh kundër barazisë dhe reciprocitetit është gabim logjik, gabim human e mendor, e jo gabim politik. Grenelli le t’ja ngjet një emër tjetër ‘refuzimit për reciprocitet’ (ose le ta ndryshon kuptimin e reciprocitetit në fjalorët e botës), se me refuzu barazinë mes njerëzve dhe shteteve, me refuzu reciprocitetin, veç në Kosovë kjo ndodh…se është edhe dehumane, edhe turp. P.S. Në dëshpërimin më të madh në jetë, të izoluar e me paqartësi kur merr fund kërcënimi global nga vdekja…. kur jemi larg njëri-tjetrit; me mall t’nanës, t’babës, t’motrave, vllaznive, nipave, mbesave e miqve; kur e sheh nanën me sy e nuk mundesh me qitë kryt n’prehen t’saj; neve na e ka shkru Zoti dhe Grenelli m’u marrë me kamiona t’Serbisë… ‘Pasha kohën’, ky është mallkim.
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *