Sat. Jun 25th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Të premten, në emisionin “Takim virtual me Shëndritin”, ishte i ftuar neurologu Fatos Morina me të cilin u disktua lidhur me sëmundjet e ndryshme neurologjike, por theks të vecantë gjatë kësaj bisede pati vaksina AstraZeneca dhe ndërlidhshmëria e saj me trombozën trurore.

Sic ndodh zakonisht, edhe këtë javë pyetjet e publikut patën një rëndësi të vecantë në rrjedhën e bisedës me të ftuarin. Njëra ndër pyetjet e shtruara ishte ajo se a duhet bërë patjetër pasqyra e gjakut dhe a duhet përdorur aspirinë pas vaksinimit.

Morina theksoi se s’ ka nevojë për asnjërën nga këto pasi të kryhet procesi i vaksinimit, pasi, sic thotë ai, këto s’ janë rekomandime të standardizuara.

“E para, assesi s’ ka nevojë të mirret aspirinë pas vaksinimit. E dyta, assesi s’ ka nevojë për analiza monitoruese pas vaksinimit. Këto s’ janë rekomandime të standardizuara dhe, këto terapi që po i shoh për momentin në Kosovë, s’ janë të bazuara në shkencë”, shpjegoi ai.

Morina po ashtu bëri të ditur se s’ duhet të përdoret as fraksiparina pas vaksinimit, meqenëqë, në rast të trombozës që mund të shkaktojë AstraZeneca, përdorimi fraksiparinës mund të sjellë gjakderdhje dhe të përkeqësojë gjendjen shëndetësore.

 

You cannot copy content of this page