Thu. Aug 18th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pyetje dhe Përgjigje

A është e rrezikshme terja e rrobave në radiator?

Me ardhjen e motit të ftohtë, shumë njerëz e zgjidhin problemin e tharjes së rrobave me ndihmën e radiatorëve, por a është kjo e rrezikshme?

Dimrit më me vështirësi teren rrobat dhe radiatorët duket se janë zgjidhja ideale. Tharja e shpeshtë e rrobave në radiator rrit shumë nivelin e lagështisë në dhomë dhe kjo rrit mundësinë e krijimit të mykut.

Kjo është veçanërisht e vërtetë për Aspergillozën, një infeksion që mund të prekë sistemin e frymëmarrjes. Mund të përhapet në pjesë të tjera të trupit dhe është veçanërisht i rrezikshëm nëse tashmë keni një sëmundje të mushkërive si astma ose fibroza cistike, ose thjesht një sistem imunitar të dobësuar.

Tharja e herëpashershme e disa veshjeve në radiator nuk do të jetë problem, por tharja e vazhdueshme në këtë mënyrë, veçanërisht nëse nuk e ajrosni dhomën disa herë në ditë, mund të ndikojë ndjeshëm në shëndet.

Në kohën e ftohjeve të shpeshta, virozave dhe gripit, veçanërisht nëse në shtëpi keni fëmijë të vegjël ose të moshuar apo të sëmurë kronikë, ajrosni rregullisht të gjitha dhomat për të parandaluar grumbullimin e mykut dhe lagështirës dhe rrjedhimisht rrezikun e shumë infeksioneve të frymëmarrjes./Poliklinika Dr.Memli

You cannot copy content of this page