© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Bebja , Foshnja , Bebe

A është e vërtetë se bebet e lindura në muajin e shtatë kanë më shumë gjasa që të jetojnë se sa bebet e lindura në muajin e tetë të shtatzënisë?

Këtë pyetje ma bëjnë shpesh shtatzënat që janë në rrezik për lindje parakohe. Ekzistojnë mite dhe bestytni se është më mirë të lindësh në muajin e shtatë se sa në muajin e tetë.🤨😟🤨

Secila bebe e lindur para kohe është e rrezikuar që të ketë probleme shëndetësore. Çdo bebe dallon nga një bebe tjetër, ashtu sikurse dallojmë të gjithë ne nga njëri tjetri. Edhe një bebe e lindur në muajin e gjashtë mund të mbijetojë me një kujdes intenziv neonatal, derisa një bebe e lindur në termin mund të vdesë papritmas.

Nuk ka fakte shkencore që e përkrahin mendimin se bebet e lindura në muajin e shtatë kanë përqindje më të lartë të mbijetesës se sa bebet e lindura në muajin e tetë. Mushkëritë janë organ i ndieshëm dhe nuk ka garancion se ato janë krejtësisht të zhvilluara para javës së 37.

Organet e bebes së lindur para kohe nuk janë të zhvilluara plotësisht. Ky fakt mund të shkaktojë probleme shëndetësore. Bebet e lindura rreth javës së 32 (pak pas muajit të shtatë) kanë ptobleme me frymëmarrjen, nuk mund ta mbajnë temperaturën trupore dhe nuk mund të ushqehen, por mund ta marrin veten se pastaj të zhvillohen normalisht. Bebet e lindura para javës së 26 (pas muajit të gjashtë) pritet që të kenë probleme serioze shëndetësore.

#drmemli #healthypregnantgoal

Burimi: Dr.Memli

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.