© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pyetje dhe Përgjigje

A është keq që të hani para gjumit?
Sa kohë duhet pritur midis ngrënies dhe gjumit?

Për shumëkënd stili i jetës sot është i atillë që jemi në lëvizje gjatë gjithë ditës.

Dita e punës është shumë aktive dhe ngrënia e ushqimit bëhet midis momenteve të ngarkuara ashtu siç janë mundësitë e rrethanat.

Kur të ktheheni në shtëpi, është pasdite ose natë vonë, jeni të lodhur fizikisht nga dita juaj dhe jeni të uritur si ujk.

Të hash natën vonë nuk është kurrë ideale, por ndonjëherë të duket sikur nuk ke zgjedhje tjetër, veçanërisht kur jeton një mënyrë jetese me ritme të shpejta.

Ka pasur studime kontradiktore nëse të ngrënit para gjumit e rrit metabolizmin dhe mund t’ju bëjë të shtoni peshë.

Shumë njerëz mendojnë se nuk është shëndetshëm për të ngrënë para gjumit.

Kjo vjen nga besimi se ngrënia para se të flini çon në shtim në peshë. Por, disa pretendojnë se një racion para gjumit përkundrazi mund ta ndihmojë një dietë për humbje peshe.

Cila është e vërteta?
Çfarë duhet të besoni?

Ngrënia shumë afër kohës së gjumit mund të ndikojë në cilësinë e gjumit, veçanërisht nëse është një sasi e madhe ushqimi.

Si rregull i përgjithshëm, rekomandohet që të prisni rreth tre orë midis racionit të fundit dhe kohës së gjumit.

Kjo lejon që të bëhet tretja e ushqimit dhe i jep kohë përmbajtjes së lukthit që të lëvizë në zorrët e holla.

Ushqimi gjithashtu nxit lirimin e insulinës (hormoni që ia mundëson organizmit që ta përdorë ushqimin për energji). Ky proces mund të ndryshojë ritmin cirkadian ose ciklin gjumë-zgjim të organizmit tuaj.

Ushqimi mund ta sinjalizojë trurin që të qëndrojë zgjuar dhe ndërhyn në aftësinë tuaj për të fjetur mirë.

Poashtu, nëse hani vonë mund të keni urthi gjatë natës (djegie në lukth).

Shtrirja menjëherë pas ngrënies bën që përmbajtja e lukthit të kthehet në ezofag. Në këtë mënyrë shkaktohet urthi që manifestohet me ndjesi të pakëndshme djegieje në gjoks dhe një shije e hidhur në gojë.

Urthi gjatë natës mund të shkaktojë pagjumësi ose pamundësi për të fjetur mjaftueshëm.

Planifikimi i racioneve të ushqimit në mënyrë që të ketë disa orë midis racionit të fundit dhe kohës kur bini për të fjetur, mund të zvogëlojë gjasat për urth dhe probleme të tjera që prishin gjumin.

Ndonëse nuk mund të ketë arsye fiziologjike pse ngrënia para gjumit duhet të shkaktojë shtim në peshë, kjo PATJETËR që mund të çojë në shprehi jo të shëndetshme të të jetuarit.

Sipad disa studimeve njerëzit që hanë para gjumit kanë më shumë gjasa të shtojnë peshë, por arsyeja për këtë është shumë më e thjeshtë nga sa mund të prisni.

Shkaku mund të jetë se njerëzit që hanë para gjumit kanë më shumë gjasa të shtojnë peshë thjesht, sepse ky racion para gjumit është një vakt shtesë dhe, për rrjedhojë, racion shtesë i panevojshëm për organizmin dhe kalori shtesë mbi nevojat ditore për kalori.

Kjo ngrënie para gjumit mund ta çrregullojë ciklin e të ngrënit , sepse të nesërmen e ndieni veten të mbushur dhe e kapërceni ngrënien e mëngjesit.

Rrjedhimisht, hani me orar të çrregullt dhe prapë do të jeni tepër të uritur para gjumit mbrëmjen e ardhshme.

Ky cikël, i cili lehtë mund të çojë në mbingrënie dhe shtim në peshë, nxjerr në pah arsyen pse shumë individë duhet të hanë vakte të ekuilibruara gjatë ditës.

Pra, problemi me të ngrënit gjatë natës nuk është i lidhur vetëm me metabolizmit tuaj që i ruan kaloritë gjatë natës, por shtimi i peshës mund të shkaktohet nga ushqimi i tepërt para gjumit, i cili rrit marrjen e kalorive.

Për shumicën e njerëzve, është krejtësisht në rregull të hani një racion të lehtë para gjumit.

Nuk ekziston recetë perfekte për një racion para gjumit, por ka disa gjëra që duhet të keni parasysh. Ndërsa ngrënia para gjumit nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe, të ngarkosh organizmin me ushqime të padëshiruara si akullorja, ëmbëlsirat, brumërat ose patatinat nuk është një ide e mirë.

Këto ushqime, të cilat janë shumë yndyrna të pashëndetshme dhe sheqerna të shtuara, e rrisin dëshirën për ta tepruar me ngrënie.

Rrjedhimisht, është shumë e mundur që t’i tejkaloni nevojat tuaja ditore për kalori.

Dr Rreze Serhati Morina – #endokrinologe
☎️ 046 729 729

Në Prishtinë:
Poliklinika “Dr. Memli”
Ulpiana D9
☎️045 725 725 ose
☎️049 66 77 22 (ky numër edhe viber)

Në Gjakovë:
Biohit Laboratory
📍 Rr.Bujar Roka p.n – Gjakovë
☎️049 560 300
☎️038 748 242

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.