© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Djersitja

Diabeti: A është normale nëse djersiteni shumë?

Djersitja e shtuar mund të ndodhë për disa arsye, por mund të lidhet edhe me diabetin.

Janë 3 lloje të djersitjes:

1️⃣ Hiperhidroza: e cila jodomosdoshmërisht shkaktohet nga temperatura ose ushtrimet fizike.

Nëse jeni me diabet dhe përveç djersitjes së shtuar keni edhe probleme me urinim dhe probleme me ritmin e zemrës, kjo mund të jetë shenjë e të ashtuquajturës neuropatia diabetike (shkaktohet nga dëmtimi i nervave që kontrollojnë funksionin e fshikëzës urinare, zemrës dhe që kontrollojnë djersitjen).

Djersitja e shtuar ndodhë edhe tek personat obezë që shpesh mund të kenë diabet.

Djersitja mund të ndodhë edhe për shkak të barnave (ndonjëherë edhe barnave që jepen për diabet).

2️⃣ Djersitja gustatore e cila shfaqet gjatë ngrënies dhe djersitet fytyra dhe qafa.

Ndonëse është normale djersitja kur hani ushqime pikante, shkak tjetër mund të jetë neuropatia diabetike.

3️⃣ Djersitja gjatë natës: e cila shfaqet për shkak të rënies së sheqerit në gjak.

Djersitja gjatë natës shkaktohet shpesh nga rënia e sheqerit në gjak dhe ndodhë tek personat që marrin insulinë ose barnat tjera për diabet (sulfonilurea).

Kur bie sheqeri në gjak, prodhohet adrenalina e cila shkakton djersitje.

Djersitja gjatë natës mund të ndodhë edhe gjatë menopauzës që nuk ka lidhje me diabetin.

Burimi: Dr. Rreze – ENDOKRINOLOGE

Shih edhe:

Djersitja natën, problemet e fshehura mjekësore dhe zgjidhjet natyrale

Djersitja, deodorantët dhe antiperspirantët

Rasti i djersitjes si një problem shëndetësor

A shkaktohet djersitja nga stresi ?

Djerësitja e tepërt gjatë natës tregon për këto probleme

Shmangni djersitjen e tepërt me anë të këtyre metodave

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.