© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Shtatzënë

A është rrezik që të fleni shtrirë në shpinë gjatë shtatzënisë?

Deri në javën e 16 nuk ka rëndësi se në ç’pozicion fleni, në shpinë, në bark apo në krah, por pas javës së 16, me rritjen e mitrës është mirë që të zgjidhet një pozicion tjetër.

Kur ju fleni në shpinë, pesha e mitrës e cila është e rritur për shkak të bebes në brendi të saj, i shtyp venat e mëdha të cilat e kthejnë gjakun kah zemra.

Nëse rrini shtrirë në shpinë për një kohë të gjatë mund të mos e ndjeni veten mirë, por gjithashtu ky pozicion e bën më të vështirë qarkullimin e gjakut nëpër placentë (rrjedhimisht vështirësohet furnizimi me gjak i bebes).

Ky problem bëhet akoma më i theksuar nëse keni shtypje të lartë të gjakut apo sëmundje të sheqerit.

Për të evituar pozicioni shtrirë në shpinë ju ndihmon nëse vendosi një jastëk midis këmbëve.

Mos u shqetësoni nëse zgjoheni nga gjumi dhe e gjeni vehten shtrirë në shpinë.

Nëse qëndroni shtrirë për një kohë të shkurtër në shpinë, kjo nuk e rrezikon dukshëm shëndetin e bebes./Poliklinika “Dr.Memli”/Gazeta Shëndeti

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.