A është rrezik që të ngjyrosen flokët gjatë shtatzënisë?
Kimikaliet të cilat gjenden në ngjyrnat për flokë përthithen përmes lëkurës në sasi shumë të vogël dhe rrjedhimisht ngjyrnat për flokë nuk janë të dëmshme.
Ndonjëherë, aromat e këtyre ngjyrnave mund të shkaktojnë nauze dhe vjellje tek disa shtatzëna, prandaj kur t’i ngjyrosni flokët mbajeni dhomën të ajrosur mirë.
Nëse bëheni shumë merak, atëherë shtyjeni ngjyrosjen e flokëve deri sa të kryhet java e 12 e shtatzënisë.
Mos harroni se flokët ndryshojnë gjatë shtatzënisë, prandaj produktet të cilat kanë vepruar mirë në flokët tuaj para shtatzënisë, tash mund të kenë efekt tjetërfare.
Shtatzënia është një gjendje normale, prandaj përpiquni të jetoni shëndetshëm dhe të dukeni bukur.
Uroj të keni shtatzëni të mbarë dhe bebe të shëndetshme!
☎️ 045 725 725
☎️ 049 66 77 22 (ky numër edhe viber)
📍 Ulpiana D9, Prishtinë
POLIKLINIKA “DR.MEMLI” – SË PARI SHËNDETI!