Tue. May 17th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
akne 1

Pasta e dhëmbëve dhe aknet

Nëse ndonjëherë keni pasur akne, sigurisht se keni provuar t’i hiqni ato me ndihmën e pastës së dhëmbëve.

Faktikisht ky është truk i vjetër, i cili është përcjell nga nënat te vajzat dhe gjithmonë ka qenë mënyrë e lehtë dhe e lirë për t’i larguar aknet.

Por a funksionon ende ky truk i kamotshëm? Përse vazhdojmë ta përdorim ende?

Epo, siç duket gjithçka varej nga një përbërës që atëherë gjendej në pastat e dhëmbëve.

Joshua Zeichner, drejtor i dermatologjisë, ka treguar se truku me pastë të dhëmbëve për heqjen e akneve funksiononte atëherë për shkak të një përbërësi të quajtur triclosan.

Triclosani përdorej për të ndihmuar në trajtimin e akneve derisa i vriste bakteret që i shkaktonin aknet, dhe rrjedhimisht e zvogëlonte inflamacionin.

Por tani, ditëve të sotme, thuajse asnjë pastë e dhëmbëve s’ përmban triclosan./Gazeta Shëndeti
Aknet

 

Leave a Reply