Mon. May 16th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Të premten në emisionin “Takim virtual me Shëndritin” ishte i ftuar hematologu, Dr. Fitim Gashi, me të cilin u diskutua për anemitë, trajtimin dhe menaxhimin e tyre.

Për më shumë se gjysmë ore, sa zgjati emisioni, s’ munguan as pyetjet nga publiku lidhur me temën në fjalë. Njëra ndër pyetjet ishte edhe ajo se a mund të jetë anemia shkak i sjelljeve agresive, hidhërimit e pagjumësisë.

Gashi shprehet se simptomat e anemisë mund të jenë lodhja, plogështia, kokëdhimbja dhe nervoza, anipse kjo e fundit mund të mos jetë shumë e theksuar te personat që janë anemikë.

“Disa nga simptomat e anemisë te pacientët mund të jenë: kokëdhimbja, lodhja, plogështia dhe nervoza. s’ është e thënë që të jetë shumë agresiv personi që ka probleme me anemi, atëherë, si simptoma tjera të anemisë mund të jenë edhe rrahjet e shpeshta të zemrës dhe problemet me tretjen. Gjithsesi, jo domosdoshmërisht personat anemikë janë shumë agresivë”, theksoi ai.

[ad_2]