© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
shtatezania

A janë shtuar rastet me diabet të shtatzënisë ?


Çka është Diabeti gestacional dhe kur shfaqet apo paraqitet ?

Diabeti gestacional shfaqet kur organizmi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë për ta mbajtur në kontroll nivelin e sheqerit.

Insulina e fut glukozën në qeliza dhe kur nuk ka mjaftueshëm (insulinë), organizmi nuk mund ta metabolizojë glukozën dhe si rrjedhojë rritet sasia e saj në gjak. Kjo quhet hiperglikemi.

Si dhe kur diagnostikohet diabeti gestacional apo diabeti i shtatzënisë ?

 

A largohet apo a zhduket diabeti gestacional apo duabeti i shtatzënisë ?

Diabeti gestacional zakonisht diagnostikohet pas javës 24 (por, mund të zbulohet edhe më herët) dhe zhduket rreth 6 javë pas lindjes (ndonëse rreth 20% e grave ka gjasa që ta zhvillojnë diabetin tip 2).

Cilat gra kanë rrezik të shtuar për shfaqje apo paraqitje të diabetit gestacional apo diabetit të shtatzënisë ?

Rrezik më të shtuar që ta zhvillojnë diabetin gestacional kanë gratë mbipeshë dhe obeze.

Çka mund të shkaktojë diabeti gestacional ?

Diabeti gestacional mund të shkaktojë polihidramnion (sasi e shtuar e ujorit), preeklampsi, lindje të parakohshme, bebe me peshë të madhe dhe shfaqje e verdhëzës dhe problemeve me frymëmarrje (te bebja e posalindur).

A jep shenja apo simptoma diabeti gestacional ?

Diabeti gestacional nuk jep shenja.

Si zbulohet diabeti gestacional ?

Cilat analiza bëhen kur dyshohet për diabet gestacional ?

Zakonisht zbulohet me analizën e sheqerit (oGTT), ndonëse mjeku mund të dyshojë për diabet (nëse shtatzëna shton shumë në peshë, bebja është më e madhe dhe sasia e ujorit është e shtuar).

Si trajtohet diabeti gestacional ?

Në shumicën e rasteve ndihmojnë rekomandimet e endokrinologut për dietë adekuate, aktivitet fizik dhe kontrolla të rregullta; në raste të tilla rreziku për shtatzënën dhe/ose beben është i vogël.

Në disa raste do të ketë nevojë edhe për terapi shtesë.

 

Për termin te @DrRreze #Endokrinologe

☎️ 045 725 725
☎️ 049 66 77 22 (ky numër edhe viber)
📍Ulpiana D9, Prishtinë

 

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.