A jeni duke planifikuar të keni një fëmijë?
Thonë se “nëse dështoni të bëni një plan, atëherë keni planifikuar një dështim”.
Disa shtatzëni janë të planifikuara e disa të tjera ndodhin pa planifikuar.
Vendimi për ta mbetur shtatzënë ndonjëherë është vendim i frikshëm për disa gra. Ato mund të kenë frikë se a do të mund të përballojnë shtatzëninë, a e përballojnë lindjen, pastaj mund të kenë frikë se mos ndoshta shtatzënia dhe lindja do të ndikojë në karrierën e tyre, në vendin e punës etj.
Por, njëkohësisht, periudha e planifkimit të një shtatzënie mund të jetë periudhë e këndshme dhe ekscituese.
Nëse planifikoni të mbeteni të mbeteni shtatzënë përpiquni që të mos “mbingarkoheni” me shumë informacione.
Zakonisht, shumica e grave nuk e kanë problem që të mbeten shtatzënë, ndonëse disa gra e kanë më të lehtë, kurse për disa tjera duhet të kalojnë disa muaj dhe shtatzënia nuk ndodhë. Kjo është një gjë normale, prandaj mos u shqetësoni nëse keni planifikuar shtatzëninë dhe juve ju vijnë menstruacionet.
Shpeshherë një grua e cila ka vendosur të mbetet shtatzënë dhe ka filluar të marrë acidin folik, shqetësohet jashtë mase kur i vijnë menstruacionet. Pyetja e parë që mund t’i bëjë vetes është se “a jam unë dhe burri im krejtësisht në rregull?”.
Nga 100 gra të cilat përpiqen të mbeten shtatzënë, rreth 30% mbeten me barrë që në muajin e parë, rreth 75% mbeten me barrë brenda 6 muajve të parë, rreth 80-90% do të mbeten shtatzënë brenda vitit të parë, kurse 10-20% mund të kenë nevojë për mjekim që të mbeten shtatzënë.
Prandaj, nëse kalojnë 12 muaj marrëdhënie të rregullta seksuale dhe nuk ndodhë shtatzënia, atëherë duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.
Burimi: Poliklinika “Dr. Memli”