Wed. Jun 29th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pyetje dhe Përgjigje

A ju duket se bebja juaj e ka lëkurën paksa të verdhë?

Nëse po, ka mundësi që bebja ta ketë verdhëzën.

Ngjyra e verdhë e lēkurës vie nga bilirubina e cila është produkt që krijohet pas shkatërrimit të rruzave të kuqe të gjakut.

Normalisht mëlqia e largon bilirubinën nga gjaku, por pasi që mëlqia e bebes akoma nuk është e zhvilluar plotësisht, bilirubina mbetet në gjak.

Kontrolloni sytë e bebes. Zakonisht verdhëza fillon të shfaqet në lëkurën e kokës dhe pastaj përhapet në pjesët tjera të trupit. Verdhëza bën që e bardha e syve të bebes të merr ngjyrë të verdhë.

Ushqeni beben sa më shpesh që është e mundur.

Zakonisht, verdhëza zhduket vetvetiu pas disa javësh, sapo të jetë maturuar mëlqia e bebes.

Sa më shumë që ushqehet bebja, aq më shpejt zhduket verdhëza.

Bebja duhet të kontrollohet 3-5 ditë pas lindjes që është koha kur më së shpeshti shfaqet verdhëza. Nëse bebja juaj është zverdhur, është e përgjumur dhe nuk pin, patjetër dërgoni te mjeku. Mjeku mund ta bëjë analizën e gjakut për të parë se a ka nevojë për trajtim të veçantë.

Rrallëherë, nëse verdhëza është shumë e shprehur dhe nëse nuk mjekohet, kjo mund ta dëmtojë trurin.

Për fat të mirë, verdhëza mjekohet lehtësisht. Bebja vendoset nën një dritë speciale që quhet fototerapi.

Mos keni merak, sepse shumë shpejt fytyra engjëllore e bebes suaj do të jetë sërish me ngjyrë rozë.

Për terminin tuaj:
☎️ 045 725 725
☎️ 049 66 77 22 (ky numër edhe viber)
📍 Ulpiana D9, Prishtinë

POLIKLINIKA “DR.MEMLI” – SË PARI SHËNDETI!

You cannot copy content of this page