A ju duket se koka e bebes është shumë e madhe dhe me formë të çuditshme?
Nëna e Albert Ajnshtajnit ishte e merakosur, sepse koka e djalit të saj ishte shumë e madhe dhe kishte formë të çuditshme.
Edhe më vonë, prindërit e Albert Ajnshtajnit brengoseshin për zhvillimin intelektual të fëmijës së tyre, sepse ai shumë vonë filloi të fliste…në fakt nuk mësoi të fliste rrjedhshëm derisa u bë 9 vjeç.
Gjatë gjithë shtatzënisë mezi keni pritur që ta shihni beben tuaj. E keni imagjinuar se si ajo do të jetë një bebe e bukur dhe me plot sharm, por pas lindjes mund të befasoheni kur ta shihni beben tuaj dhe do t’ju duket… çuditshëm!
Perimetri i kokës së bebes së posalindur është rreth 35 cm dhe koka është sa 1/4 e krejt trupit të bebes.
Koka e bebes do të ketë formë konike për shkak se me orë të tëra ka qenë në kanalin e lindjes.
Mos u bëni merak, sepse pas disa ditësh deri disa javë koka e bebes do të “rrumbullakohet” dhe do të jetë proporcionale me trupin.
Albert Ajnshtajni lindi me 14 mars 1879 dhe në vitin 1921 e mori Çmimin Nobel.
#drmemli #healthypregnantgoal