Shëndeti
Sat. Apr 1st, 2023
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pyetje dhe Përgjigje

A mund të del rrejshëm e rritur prolaktina?

Prolaktina ka disa role, por më i rëndësishmi është stimulimi i prodhimit të qumështit të gjirit tek një grua pas lindjes. Do të thotë prolaktina normalisht del e rritur gjatë shtatzënisë dhe gjatë gjidhënies.

Prolaktina e rritur e pengon ovulacionin, prandaj gratë që e ushqejnë beben me gji e kanë shumë të vështirë të mbesin shtatzënë.

Prolaktina e rritur tek një grua joshtatzënë shkakton infertilitet. Por, a është e mundur që prolaktina të del rrejshëm e rritur?

Për t’u siguruar që vlera e prolaktinës është reale:

🔹️gjaku për analizë duhet të merret herët në mëngjes, pa ngrënë dhe pa pirë një natë para marrjes së analizës.
🔹️duhet evituar çfarëdo formë e stimulimit të gjirit një ditë para marrjes së gjakut për analizë (marrëdhëniet seksuale, ekzaminimi i gjirit).
🔹️Analiza duhet të bëhet në fillim të ciklit menstrual, domethënë përpara ovulacionit (prolaktina rritet pas ovulacionit).
🔹️Prolaktina del e rritur edhe për shkak të stresit fizik. Edhe vetë procedura e marrjes së gjakut mund ta rrisë prolaktinën.

Prolaktina ka forma të shumta dhe jo të gjitha shkaktojnë probleme reproduktive. Nëse prolaktina del e rritur, atëherë duhet të analizohen më detalisht isoformat dhe isotipet e prolaktinës (testi i zakonshëm i prolaktinës i analizon të gjitha format bashkërisht)./Poliklinika “Dr.Memli“/Gazeta Shëndeti

Për termin te mjekja #drRreze #Endokrinologe
☎️ 045 725 725
☎️ 049 667722 (ky numër edhe viber)
📍 Ulpiana D9, Prishtinë

You cannot copy content of this page