A mund të ha hudhër nëse e ushqej beben me qumësht gjiri?
Po, patjetër!
Hudhra është e padëmshme nëse ju dhe bebja juaj e toleroni mirë. Bile, nëse hani hudhër në sasi të moderuar kjo e ndihmon prodhimin e qumështit dhe ka ndikim pozitiv në shëndetin tuaj.
Hudhra i jep njëfarë shije dhe arome qumështit të gjirit dhe shumica e bebeve e pëlqejnë.
Nëse keni ngrënë hudhër gjatë shtatzënisë, bebja e juaj e ka të njohur shijen e saj, sepse ushqimet që i han shtatzëna i shijon edhe bebja.
Ndonjëherë, disa bebe mund të kenë probleme me ngërqet. Nëse bëheni merak se ngërqet po theksohen nga hudhra që ju e hani, eliminoni nga dieta juaj për pak ditë dhe shikoni se a po rrallohen ngërqet te bebja.
Është vënë re se hudhra e stimulon prodhimin e qumështit të gjirit dhe gratë që hanë hudhër, bebet e tyre janë ushqyer më gjatë me qumësht gjiri.
P.S. Pyetni edhe bashkëshortin tuaj se a i pengon atij që ju hani hudhër! 🙂
Hudhra e rrit qarkullimin e gjakut në organet gjenitale për shkak se ka allicinë. Disa persona e shfrytëzojnë këtë veti, por për ta shmangur erën e hudhrës marrin kapsula me hudhër./Poliklinika “Dr.Memli”