A mund të kombinohet paracetamoli dhe ibuprofeni tek fëmijët?
Temperatura e rritur dhe dhimbjet e trupit – kjo është një temë gjithnjë aktuale, pa marrë parasysh periudhën e vitit.
Nëse fëmija juaj ka temperaturë për disa ditë rradhazi dhe mjeku bazuar në ekzaminim dhe analiza thotë se është infeksion virusal, atëherë antibiotikët janë të panevojshëm.
Supozitoret paracetamol janë bar shumë i mirë për uljen e temperaturës (sidomos nëse fëmija ka vjellje), POR nëse temperatura vazhdon të mbetet e lartë dhe ende nuk është koha pêr dozën tjetër tê paracetamolit, mos i jepni psh paracetamol sirup!
Ky është i njëjti bar që jepet në forma të ndryshme dhe mund të vie deri te tejkalimi i dozës së rekomanduar.
Nëse temperatura rritet dhe dushi me ujë të vakët nuk ndihmon, atëherë jepni ibuprofen sirup. Ibuprofeni është bar shumë i mirë kundër temperaturës dhe në këto situata mund të kombinohet me paracetamolin.
Është shumë e rëndësishme që të mos tejkalohet doza e rekomanduar e barit.
Doza e ardhshme e ibuprofenit nuk duhet të jepet pa kaluar 6 orë.
Burimi: Poliklinika Dr.Memli