© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
9E29B5FA 7754 4B92 BB2E 3F5C8423FCF1

A mund të mjekohen dhëmbët me anestezion gjatë shtatzënisë?

Tash kur jeni shtatzënë vizitat e rregullta te stomatologu jo vetëm që janë të sigurta, por edhe rekomandohen! Gjatë shtatzënisë mishi i dhëmbëve enjtet, gjakos dhe krijon xhepa ku mund të mblidhet ushqimi.

Kontrollat te stomatologu e parandalojnë infeksionin oral (që lidhet me lindjen e parakohshme).

Mund të bëhet edhe mbushja e kaviteteve, por koha ideale është tremujori i dytë i shtatzënisë. Në tremujorin e tretë për shkak të barkut të rritur mund ta keni të vështirë që të rrini shtrirë për një kohë të gjatë.

Procedurat elektive dhe estetike duhet të shtyhen deri pas lindjes.

Sa i përket përdorimit të anestezionit, lidokaina bën pjesë në grupin B që do të thotë se studimet e bëra në kafshë nuk kanë treguar rrezik, por nuk ka studime në njerëz. Lidokaina e kalon placentën. Anestezioni duhet dhënë sa më pak që êshtë e mundur.

Fotografimi rentgen duhet të shtyhet deri pas lindjes. Nëse është situatë urgjente fotografimi edhe mund të bëhet, sepse sipas American College of Radiology doza e vetëm një ekspozimi ndaj rrezeve X nuk mund të shkaktoj efekte negative te fryti.

Burimi: Poliklinika “Dr. Memli”

 

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.