Sun. May 22nd, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pyetje dhe Përgjigje

A mund të parandalohet zhvillimi i hernieve abdominale?

Nëse herniet e lindura nuk mund të parandalohen, rreziku i zhvillimit të hernieve gjatë jetës mund të minimizohet. Qëllimi është të shmanget një rritje e presionit brenda zgavrës së barkut. Për këtë së pari duhet ruajtur një peshë e shëndetshme.

Pra duhet të ushqehemi shëndetshëm dhe të ushtrohemi rregullisht fizikisht jo vetëm për të shmangur mbipeshën, por edhe për të minimizuar rrezikun e kapsllëkut dhe për të ruajtur lëvizshmërinë e zorrëve. Duhet shmangur gjithashtu dhe ngritja e peshave të rënda. Duhen mësuar teknikat e duhura të ngritjes së objekteve të rënda dhe kjo është e rëndësishme në punë, shtëpi dhe në ushtrimin e sportit të peshëngritjes.

Po ashtu duhet ndaluar duhani për të minimizuar kollitjen kronike (përveç arsyeve të tjera që mund të ketë ajo). Por, nëse hernia zhvillohet, atëherë duhet pasur shumë kujdes që ajo të trajtohet në kohën dhe mënyrën e duhur për të shmangur komplikacionet e saj.