A Ndihmojnë Vërtetë Suplementet Në Forcimin e Imunitetit?

loading...


Që prej fillimit të vitit kryefjala e mjeksisë është rritja e imunitetit dhe mbrojtja e organizmit.

Kjo më së shumti për shkak të virusit Covid-19, por edhe posaqë ndodhemi pikërisht në sezonin e viruseve, alergjive dhe motit të ftohtë.

Po në këtë periudhë shitjet e suplementëve pësuan rritje për shkak të kujdesit që çdo qytetar duhet të tregojë për veten.

Kryesisht vitamina C, D, por edhe suplementë të tjera janë trajtuar përgjatë këtyre muajve si një domosdoshmëri  në luftën kundër Covid-19.

Por sa ju ndihmojnë këto suplemente në të vërtetë në rritjen e imunitetit?

Çfarë thonë mjekët

Barry Fox,  specialist i sëmundjeve infektive në Shkollën e Mjekësisë dhe Shëndetit Publik të Universitetit të Uiskonsin në SHBA thotë se s’ ka një ilaç apo kurë magjike që mund të forcojë imunitetin.

Çdo gjë varet tek jeta e përditëshme dhe kujdesi që tregoni për trupin tuaj në çdo moment.

specialistët thonë se një dietë e mirë, gjumë i qetë për 7-8 orë dhe stërvitje e rregullt është çelësi për një sistem imunitar të fortë.

Eleminimi i stresit dhe qetësimi i mendjes me anë të meditimit, terapive të tjera pao thjesht shëtitjeve relaksuese gjithashtu ndihmojnë në shëndet të mirë të të gjithë organizmit.

Suplementet janë vetëm shtesa të cilat e ndihmojnë trupin, apo zëvëndësojnë ndonjë mungesë të vogël vitamine, por s’ mund të kryejnë të gjithë punën.

Gjithashtu specialistët thonë se gjithnjë duhet të mbani në mendje se suplementet mbajnë një sasi të përqëdruar dhe shumë të vogël të vitaminës në vetëvete.

andaj fokusohuni fillimisht tek një jetë e shëndetëshme për rezultate të sigurta në organizëm.

Si veprojnë vitaminat?

Vitamina C

Një nga më të përfolurat dhe më të njohurat si forcuese e imunitetit.

në të vërtetë vitamina C s’ ka ndonjë rol në parandalimin e sëmundjeve respiratore.

Kjo vitaminë mund t’ju ndihmojë të kaloni më shpejt gripin dhe të ftohurat, por jo t’i parandalojë ato.

Marrja e vitaminës C me rreth 1 gramë çdo ditë ul efektin e sëmundjeve virale me 8% tek te rriturit dhe me 14% tek fëmijët, sipas një studimi të pasqyruar në Sistemin e të Dhënave Korkane.

ndërsa për Covid-19 dhe këtë vitaminë specialistët thonë se akoma s’ ka asgje të vërtetuar me saktësi, gjithësesi ka të dhëna se kjo vitaminë mund të ndihmojë.

Gjithësesi mbani në mendje se s’ duhet të kaloni dozën e 500 mg në ditë pasi mund të keni probleme të stomakut apo veshkave.

Vitamina D

Vitamina D njihet që është “vitamina e diellit” dhe shumë studime kanë treguar se mund të ndihmojë në largimin e të ftohurave apo gripit.

specialistët në këtë periudhë e rekomandojnë që ta merrni çdo ditë apo të paktën një herë në javë.

Studime të tjera tregojnë se personat me një nivel të ulët të vitaminës D kanë qenë më të ekspozuar ndaj Covid-19.

Është e rëndësishme që para se ta merrni të këshilloheni me një mjek apo farmacist për të mos kaluar dozat e duhura ditore për ju.

Pasi egziston një rrezik i intoksikimit të trupit nga kjo vitaminë.

Mund të ndjeni marramendje, të vjella, dhimbje apo probleme të veshkave.

Vitamina E

Vitamina E ka një rol të veçantë në përimirësimin e funksionit munitar tek të moshuarit.

Një studim i The Journal  i Shoqatës Mjekësore Amerikane zbuloi se, me vetëm 130 mg në ditë nga kjo vitaminë për një vit mund të ulë ndjeshëm rrezikun e prekjes nga infeksionet e ndryshme të frymëmarrjes.

Zinku

s’ ka të dhëna të qarta të cilat thonë se zinku mund të largojë apo parandalojë viruset.

Gjithësesi njihet si një metodë që mund të zbusë simptomat evirusit që mund të jeni duke kaluar me 30%-40%.

Probiotikët

Nga ana tjetër probiotikët janë provuar se mund të ju ndihmojnë që të largoni infeksionet respiratore në një periudhë më të shkurtër.

Gjithnjë para se t’i merrni këta suplementë konsultohuni me një mjek për dozat e duhura./AgroWeb.org

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *