A ndryshon ngjyra e syve të bebes❓


nenat bebe

A ndryshon ngjyra e syve të bebes❓

Përveç pyetjeve lidhur me ushqimin, gjumin, larjen e bebes, pastaj pyetjeve se kur bebja juaj do të mund të qëndrojë ulur, do të zhagitet ose do të ecë, ju mund tê keni edhe pyetje tjera

A ju kanë thënë që ngjyra e syve të bebes mund të ndryshojë nga kafe në të kaltërt❓

A do t’i ketë bebja sytë e kaltërt si të babait apo të gjelbërt si të nënës❓

Pse bebja juaj i ka sytë më të errët se fëmijët tjerë❓

Pas lindjes bebet (e sidomos bebet me lëkurë të bardhë) i kanë sytë me ngjyrë të çeltë për shkak se kanë shumë pak melaninë në sytë e tyre. Melanina është një pigment që i jep ngjyrë syve, lëkurës dhe flokëve. Ngjyra e syve varet nga sasia e melaninës në irisin e syrit dhe kjo sasi varet nga genet tona. Pra, se sa melaninë do të ketë bebja juaj varet nga ADN që bebja juaj ka marrë nga ju dhe nga burri juaj. Bebja mund të lind me sy të kaltërt (në këtë rast sytë kanë shumë pak melaninë), kurse më vonë për shkak të stimulimit të dritës ngjyra e syvë bëhet gjithnjë e më e errët. Pra, në sy nuk ka lloje të ndryshme të pigmentit; nuk ka pigment të kaltërt, të gjelbërt ose të zi. I vetmi pigment është melanina dhe varësisht nga sasia e melaninës sytë mund të kenë ngjyrë të ndryshme. Sa më e madhe që të jetë sasia e melaninës, aq më e errët do të jetë ngjyra e syve.

A do të thotë që nëse ju dhe burri juaj i keni sytë ngjyrë kafe, atëherë edhe bebja juaj do t’i ketë sytë kafe? Jo domosdoshmërisht! Në trupin tonë ka shumë gene që ndikojnë në ngjyrën e syve. Edhe nëse ju dhe burri juaj i keni sytë ngjyrë kafe, bebja mund t’i ketë sytë e kaltërt, sepse mund t’i trashëgojë genet nga prindërit ose gjyshërit tuaj.

Pra, ngjyra e syve varet nga trashëgimia genetike dhe nuk ndikohet se çfarë han, çfarë bën ose sa gjatë qëndron bebja në diell.

Por, kur ndryshon ngjyra e syve të bebes?

Zakonisht, ndryshimet shihen në 6-9 muajt e parë të jetës. Gjatë kësaj periudhe kohore ju mund ta vëreni se ngjyra e syve të bebes bëhet më e errët. Ndonjëherë, ky ndryshim mund të jetë aq gradual sa që ju nuk e vëreni fare, derisa një ditë bebja kur zgjohet nga gjumi ju befason me një ngjyrë tjetër të syve. Deri në muajin e 12 të jetës gati të gjitha bebet do ta marrin ngjyrën përfundimtare të syve, ndonëse shumë rrallë te disa fëmijë ngjyra e syve mund të ndryshojë deri në moshën 6 vjeçare.

Zakonisht, ngjyra e syve edhe kur ndryshon kjo nuk ndikon në të pamurit e bebes. Por, nëse vëreni se ka ndryshuar ngjyra e vetëm njërit sy ose nëse vëreni ndonjë njollë ose ré në syrë e bebes, patjetër konsultohuni me mjekun.

68 / 100

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!