Mon. Jan 30th, 2023
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
shtatezania

A shkaktohet aborti nga ecja dhe aktiviteti fizik ?

Shumë gra e fajësojnë veten e tyre nëse ndodh aborti. Ato mendojnë se ndoshta kanë bërë diçka që mund ta ketë shkaktuar abortin…ose nuk kanë bërë diçka që do të mund ta parandalonte abortin.

Shpeshherë shtatzënave iu thuhet që “të ruhen, mos të ecin ose të rrinë shtrirë”.

Në fakt nuk ka fakte që ecja e shkakton abortin ose që qëndrimi shtrirë e parandalon abortin.

Aktiviteti fizik (me aprovimin e mjekut) përkundrazi e zvogëlon rrezikun për abort dhe e bën shtatzënën dhe beben më të shëndetshme. Kjo ndodh sepse redukohet stresi, zvogëlohen ngërqet dhe dhimbjet, ulet rreziku për diabetin gestacional, por edhe rritet energjia pozitive dhe qëndrueshmëria fizike e mendore.

Poliklinika “Dr. Memli”
📍 Ulpiana D9, Prishtinë
☎️045 725 725 ose
☎️049 66 77 22 (ky numër edhe viber)

You cannot copy content of this page