© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pyetje dhe Përgjigje

A shkaktohet diabeti nëse një person han shumë ëmbëlsira?

Diabeti është më i shpeshtë në vendet ku njerëzit nuk i kushtojnë rëndësi mënyrës së të ushqyerit.

Konsumimi i tepruar i sheqerit shkakton obezitet, sëmundje të zemrës dhe të enëve të gjakut dhe probleme të shumta shëndetësore, POR lidhja e sheqerit me diabetin tip 2 është komplekse dhe jo shumë e qartë.

Shumica e mjekëve konsiderojnë se sheqeri si faktor i vetëm nuk e shkakton diabetin, por diabeti është një gjendje e komplikuar që shfaqet si pasojë e një varg faktorësh.

Lloji më i shpeshtë i diabetit është diabeti tip 2 në të cilin ka ndikim pesha e shtuar trupore poashtu edhe trashegimia.

Edhe diabeti tip 1 si edhe diabeti tip 2 ndikojnë në aftësinë e organizmit që ta rregullon nivelin e sheqerit në gjak.

Konsumimi i sheqerit nuk shkakton diabetin në mënyrë të drejtpërdrejtë, por konsumimi i tepërt bën që të shtohet pesha trupore dhe obeziteti është faktor rreziku për zhvillimin e diabetit tip 2.

Diabeti tip 1 është sëmundje autoimune kur sistemi imunitar i sulmon qelizat të cilta prodhojnë insulinën dhe mungesa e insulinës ndikon në çrregullimin e metabolizmit të sheqerit.

Nëse një person me diabet han shumë sheqer, atëherë gjendja e tij përkeqësohet, prandaj personat me diabet duhet të jenë të kujdesshëm në konsumimin e sheqerit.

Dr Rreze Serhati Morina – #endokrinologe
☎️ 046 729 729

Në Prishtinë:
Poliklinika “Dr. Memli”
📍 Ulpiana D9
☎️045 725 725 ose
☎️049 66 77 22 (ky numër edhe viber)

Në Gjakovë:
Biohit Laboratory
📍 Rr.Bujar Roka pn, Gjakovë
☎️049 560 300
☎️038 748 242

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.