Sun. May 22nd, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Djersitja në të shumtën e rasteve është një  përgjigje fiziologjike ndaj temperaturave të ambientit. Zakonisht kur bën vapë, trupi ynë është i prirur të lëshojë djersë si një reagim ndaj temperaturave të larta.

Por, sipas asaj që raporton Healthline, nivelet e larta të ankthit e stresit gjithashtu mund të prodhojnë djersë. Ka shumë prej nesh që kur kemi qenë të stresuar të kemi lëshuar djersë shumë dhe s’ e kemi ditur pse.

Në fakt djersitja e përbën vetëm njërën prej simptomave të stresit dhe ankthit. Sipas një studimi, janë vetëm 32 për qind e personave që kur janë të stresuar lëshojnë djersë.

Stresi manifestohet edhe me simptoma të tjera, përvec të djersiturit. Kur jemi të stresuar mund të kemi dhimbje kokë, të na dridhen duart, të bëlbezojmë, të kemi të nxehtë rreth fytyres etj.

Si zgjidhje për këtë problem shihet konsultimi me mjekun dhe marrja e disa antiperspirantëve që ndihmojnë në kontrollimin e gjëndrres që tajon djersë. Po qe se kjo s’ bën punë, atëherë ju duhet të përdorni antidepresantë që të ndaloni së shfaquri ndjenjën e stresit dhe depresionit. Një zgjidhje e mirë shihet edhe të qëndruarit me familjarë, të cilët do ua rregullonin disponimin.

[ad_2]