Shëndeti
Sun. Mar 26th, 2023
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Barnat , Ilaçet

A shkaktojnë të gjitha ilaçet psikiatrike varësi?

Përgjigjja është JO.Ilaçet psikiatrike klasifikohen në katër familje:
1.Antidepresivët
2.Antipsikotikët
3.Stabilizatorët e humorit
4.Sedativët/Qetësuesit,hipnotikët.
Ilaçet sedative që abuzohet me ta janë:Diazepam i njohur me emrin Valium,Lorazepam,Xanax,Rivotryl,Oxazepam dhe Lexaurin.Nuk këshillohen të mirren rregullisht,limiti maksimal i marrjes është 8-12 javë.Pastaj bëhet zvogëlimi gradual i dozës sepse mund të shkaktojnë probleme psikike edhe më të mëdha.Antidepresivët nuk shkaktojnë varësi psikologjike,mund të përdoren deri në 6 muaj.Antipsikotikët nuk shkaktojnë varësi psikologjike sipas literaturës botërore rekomandohet të mirret deri në 8 vite,pastaj është rregull të ndërpritet i njejti antipsikotik dhe të ndërrohet me tjetrin.
P.s. Nëse keni abuzuar me sedativ/qetësues vizitoni mjekun përgjegjës sepse është vështirë mungesa e sedativëve.
Ju faleminderit për mirëkuptim.

 

Burimi: Dr. Ilir Grezda – Psikiatër

You cannot copy content of this page