© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Aborti , Dështimi

Aborti – lajm i hidhur!

Sapo ta merrni lajmin e mrekullueshëm se jeni shtatzënë ju do të filloni të bëni plane dhe të krijoni ëndërra pa fund. Por, për fat të keq një nga katër shtatzëni përfundon me abort i cili është komplikimi më i shpeshtë i shtatzënisë.

Lajmi i hidhur që shtatzënia nuk po zhvillohet shkakton stres të madh tek ju, por edhe tek të afërmit tuaj.

Shumë pyetje ia bëni vetes: çfarë kam bërë që ndodhi aborti? a është dashur që të marr ndonjë bar apo të bëja diçka më shumë? Mos ndoshta ndodhi për shkak të stresit të punës ose punës së tepërt? Mos ndoshta kam bërë punë të rënda ose kam peshuar sende të rënda? Mos ndoshta ndodhi për shkak të marrëdhënieve seksuale?

Për fat të keq zhgënjimi ndonjëherë mund t’ju bëhet edhe më i madh, sepse mjeku juaj abortin e konsideron si diçka “fiziologjike” e “normale”.

Ju doni ta merrni vesh pse ndodhi, kurse mjeku këtë gjë e kalon me ftohtësi si diçka normale…fjalët si “jeni të rinj dhe hajt se mbet shtatzënë prapë” ju acarojnë edhe më shumë.

Shpeshherë një gjë e tillë ka ndikim të jashtëzakonshëm psikologjik që mund të zgjasë edhe shumë kohë pas abortit.

Është mirë që të diskutohet hapur dhe nëse është e mundur të dëgjoni edhe përvojat e të tjerëve që kanë pasur këtë problem. Bisedoni hapur me mjekun lidhur me çdo çështje, përfshirë edhe planin për një shtatzëni të ardhshme./Poliklinika “Dr.    Memli

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.