Adresimi i Ministrit Arben Vitia në konferencën e sotme për media


në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media
ka folur për rastin e vdekjes tragjike të 26 vjeçarit nga Gjilani në Qendrën e
Studentëve në .

Ky është adresimi i plotë i Ministrit :

nderuar qytetarë, të nderuar gazetarë,

Me hidhërim të thellë, me ndjenjën më të lartë të ngushëllimit dhe të respektit
për dhembjen e madhe të familjes, po ju adresohem sot në këtë konferencë për
media.

asnjëherë s’ do të
kisha dashur, jo veç unë, po asnjë mjek e asnjë politikan s’ do të ishte
dashur të fliste për një dukuri të rëndë e tragjike, si ajo që gjë dje, kur
humbi jetën i riu nga Gjilani.

Ai kishte mbërritur në karantinë 24 orë para ngjarjes tragjike, pasi është
kthyer nga ku kishte shkuar për të ndjekur studimet.

Kjo fatkeqësi na
ka prekur të gjithë ne anëtarëve të stafit në dhe stafin mjekësor.

ndodhia
pikëlluese më ka prekur shumë thellë edhe mua personalisht.

U bënë rreth dy
muaj me këtë atmosferë pandemie dhe prej virusit.

një kohë të
gjatë me trysninë e masave mbi jetët tona, mbi përditshmërinë tonë. kohë e
gjatë me kufizimin e lëvizjes, të punës dhe me detyrimin e mbylljes. s’ është
as qetësuese dhe as e lehtë mbyllja.

Por, masat kanë
qenë të detyrueshme, e i kemi ndërmarrë si në të tëra vendet e tjera, duke u
bazuar në kërkesat e specialistëve të fushës, Organizatës Botërore të
Shëndetësisë me të vetmin qëllim mbrojtjen e qytetarëve tanë.

Dje kur po
ndërtonim raportin mbi të dhënat pozitive që po vinin ditët e fundit nga
Instituti u njoftua për këtë dukuri drithëruese.

Ne, si
institucion, sot s’ mund t’i lejojmë vetes të flasim për gjëra të
pavërtetuara, dhe s’ mund të paragjykojmë asnjë element të rastit.

Por, nga
dhe , do të ushtrohen të gjitha përgjegjësitë
institucionale. Dhe se do të zbardhet në detaje çdo e dhënë që lidhet me
rastin. Prej aranzhimit të udhëtimit nga Ambasada e Kosovës në Gjermani,
pritjes e vizitës mjekësore në Aeroport dhe shoqërimit në Qendrën e Studentëve.

Pra, duke filluar
prej Ambasadës së Kosovës në Berlin e deri te stafi administrues i Qendrës së
Studentëve.

Shfrytëzoj rastin
t’i bëj thirrje Prokurorisë së shtetit të vendosë në prioritetet e saj hetimin
e plotë të rastit.

Çdo supozim i parakohshëm
që ne mund të bëjmë tani, do të ishte mungesë përgjegjësie, do të ishte shtim i
dhembjes për familjen.

E nderuar
familje!
Ne bashkëndjejmë me dhembjen tuaj, dhe do të jemi afër jush.

Jemi të
ndërgjegjshëm që në raste të tilla fjalët dhe ngushëllimet s’ mjaftojnë.
Hidhërimi e pikëllimi juaj, është edhe i yni.

dashur qytetarë, të nderuara media. Shumë e dashur familje e dhe të afërm të
të ndjerit.

Të bëhemi të
fortë në këto çaste dhe t’i ofrojmë mbështetjen tonë atyre që kanë nevojë.

Të kujdesemi për
secilin e të mos hezitojmë në asnjë rast të kërkojmë ndihmën e institucioneve,
Me kusht që ndihemi të rënduar nga rrethanat apo vështirësitë.

Na nevojitet forca,
që ta mundim pandeminë dhe vuajtjet që lë ajo pas.

Të jemi më afër
njëri-tjetrit, e sigurisht edhe afër familjes, e cila sot përjeton një dhembje
të madhe.

Edhe një herë, ngushëllimet tona!

Sekretari i Përgjithshëm i MSh -së, Naim Bardiqi ka shpjeguar procedurat rreth
vendosjes së personave në karantinë. Me këto rregulla, ai tha se janë njoftuar
edhe përfaqësuesit e Kosovës në Ambasada dhe konsullata.
Sipas, rekomandimeve të -së, ka shpjeguar ai,

për vetëizolim 14
ditë të personave që paraqiten në pikat kufitare me rekomandim të ekipit
mjekësor në kufi, në bazë të dokumentacionit mjekësor të këtyre personave
rekomandohen:

1. Personat me
probleme shëndetësore duke përfshirë edhe sëmundjet kronike;

2. Personat e
moshës mbi 70 vjeç (viti 1950 )

3. nën 18
vjeç që janë pa shoqërim të prindërve;

4. Profesionistët që do të jenë në shërbim të parandalimit dhe luftimit të

(mjek,
polic, dhe pjesëtar të FSK-së).

5. Personave që hyjnë në RKS dhe do të jenë përcjellës për varrime të
familjarëve të tyre.

Këtyre personave, që rekomandohen për izolim për të parandaluar nevojitet
t’u shpjegohet protokolli i izolimit dhe e rrethanat e qëndrimit në
karantinë shtëpiake 14 ditë dhe të njëjtit nënshkruajnë një deklaratë nën betim
për respektim të rregullave të vetizolimit”.

Postime të ngjashme