Mon. Jun 27th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Ag Apolloni

Ag Apolloni: Tango (Poezi)

TANGO

Hapa sytë
Gjithçka e dukshme u duk
Mbi t’gjitha m’u duke ti

Veshët m’u mbushën tinguj
Harmonia m’pushtoi
Zâni yt ishte eufoni

Nuhata aromën e luleve
Për hunde m’tërhoqi
Aroma e trupit tand

Shijova fruta t’ndryshme
Ma e âmbla m’u duk gjuha jote
N’gojën teme

Preka gjithçka t’prekshme
U drodha si purteka n’uj
Kur preka trupin tand

Tash shpirti em i shkretë
U bâ rob i dy trupave

(Nga “Zomb”, 2009)

Ag Apolloni

You cannot copy content of this page