“AG Handyshop”, dyqani i shqiptarit për teknologji moderne në Vjenë


loading...

Ka studiuar shkencat dhe programet kompjuterike në Vjenë. Gjithmonë ka dashur të punojë me teknologji moderne. Sot, Gazmend Ademi ka një biznes të kësaj fushe, në një lokacion të zgjedhur, në Vjenë.

E Shtunë, 17 Tetor 2020 – 17:55
Arben Gjinaj

Një djalë i ri, por me shumë perspektivë. I lindur në Kumanovë, Gazmend Ademi kishte ardhur para 7 vjetësh për të jetuar në Vjenë. Gjatë kësaj kohe ka studiuar shkencat kompjuterike dhe programim në Universitetin Teknik të Vjenës. Pasioni për teknologji ka bërë që ai pas pak vitesh të hapë edhe dyqanin e tij. Sot, dyqani i tij “AG Handyshop”, i cili gjendet në qarkun (Bezirkun) e 20-të është ndër më të vizituarit në Vjenë. Në “AG Handyshop” mund të furnizoheni me smartphone, PC, Laptop si dhe të riparoni secilën pajisje të teknologjisë moderne.

Për çfarë shërben dyqani juaj?

Kompania jonë “AG Handyshop” është e përqendruar në teknologjinë moderne, kryesisht në: Smartphone, PC dhe laptop. “AG Handyshop” gjithashtu ofron shërbime postare me anë të ndërmarrjeve të ndryshme si: Hermes, DPD dhe GLS, si dhe shërbim të transferimit të parave me anë të “Western Union”. Risitë e tjera me të cilat po merremi aktualisht janë “M Tel Austria”, “A1 Telekom Austria” dhe “Magenta”. Këta janë operatorë, me anë të të cilëve konsumatorëve u ofrojmë paketa të produkteve si: Smartphone, internet, telefona fiks dhe televizorë.

Si lindi ideja dhe si arritët ta themeloni këtë kompani?

Kam studiuar shkencat dhe programet kompjuterike. Kam dashur gjithmonë të punoj me teknologjinë moderne dhe zhvillimin e saj. Teknologjia moderne, Smartphone, PC dhe Laptop kanë qenë gjithmonë pasioni im. Vendi ku ne e kemi lokacionin por edhe klientët tanë, e mirëpritën hapjen e dyqanit tonë dhe deri më tani janë shumë të kënaqur me shërbimet tona. Edhe ne gjithashtu i jemi mirënjohës secilit klient që beson në punën tonë.

Pse zgjodhët Vjenën si vendin për të hapur  dyqanin „AG Handyshop“?

Vjena është ekonomikisht dhe teknologjikisht një nga qytetet më të zhvilluara në Evropë. Mundësitë për të hapur një kompani dhe për të vazhduar drejtimin e saj me sukses në të ardhmen janë më të mëdha se kudo tjetër në Evropë. Arsyeja tjetër ishte universiteti pasi kam studiuar në Universitetin e Teknologjisë në Vjenë.

Ju keni ardhur si student dhe pa para. Si e patët guximin të krijoni kompani tuajën dhe të hapni dyqan?

Kjo për shkak të dy aspekteve: familjes sime dhe klientëve. Kur vendosa të hap kompaninë time, familja ime natyrisht më mbështeti dhe më dha forcën për të marrë një vendim të tillë dhe për të përparuar me kompaninë time.

Për sa u përket klientëve mendoj se pa klientë s’ mund të ekzistojë asnjë kompani. Kjo ka qenë edhe motoja ime: „Klientët dhe kënaqësia e klientit mbajnë gjallë një kompani”.

Cila do të ishte këshilla juaj për ndërmarrësit e rinj që dëshirojnë të hapin një biznes?

Përgatituni për një udhëtim të gjatë me shumë punë dhe angazhim ndaj klientëve, bashkëpunëtorëve, tregut të punës dhe konkurrencës. Përgatituni për orare të gjata të punës edhe jashtë orarit të planifikuar dhe për vetëm pak orë që mund t’ia kushtoni vetes dhe familjes. Qëndroni të gatshëm për çdo ndryshim të mundshëm në biznes, pasi tregu  i punës sot është shumë i egër dhe aspak i mëshirshëm me ne.

Porosia për afaristët e rinj

Përgatituni për një udhëtim të gjatë me shumë punë dhe angazhim ndaj klientëve, bashkëpunëtorëve, tregut të punës dhe konkurrencës. Përgatituni për orare të gjata të punës edhe jashtë orarit të planifikuar dhe për vetëm pak orë që mund t’ia kushtoni vetes dhe familjes…

 

Me çfarë merret “AG Handyshop”

Kompania jonë “AG Handyshop” është e përqendruar në teknologjinë moderne, kryesisht në: Smartphone, PC dhe laptop. “AG Handyshop” gjithashtu ofron shërbime postare me anë të ndërmarrjeve të ndryshme si: Hermes, DPD dhe GLS, si dhe shërbim të transferimit të parave me anë të “Western Union”.



loading...