Agim Veliu s’ do të paguhet shtesë për pozitën e koordinatorit


loading...

Qeveria e Kosovës me anë të një komunikate për media ka reaguar në lidhje me vendimin e sotëm për të caktuar Agim Veliu koordinator Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit.

Sipas Qeverisë, nga kjo detyrë, Agim Veliu s’ do të ketë as staf të ri e as pagesë shtesë.

“Ky emërim s’ nënkupton assesi se është krijuar një pozitë e re. Në detyrën e koordinatorit ai s’ do të ketë as staf të ri, as pagesë shtesë”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Kosovës.

Agim Veliu emërohet Koordinator Nacional për Luftën Kundër Terrorizmit



loading...