Agjencia e Ushqimit tregon rregullat për blerjen dhe therjen e kurbanëve për festën e Bajramit


loading...

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë thirrje qytetarëve  që  shitblerjen e kafshëve për kurban ta bëjnë drejtëpërsëdrejti nga ferma tek blerësi  dhe se therja e  tyre është obligative të bëhet vetëm në thertoret e licencuara.

Ky vendim ka ardhur si pasojë e parandalimit të përhapjes së COVID-19  dhe  meqë të gjitha lokacionet që kanë shërbyer si tregje të kafshëve janë të mbyllura dhe njëkohësisht nxjerrja e kafshëve në hapësira publike dhe grumbullimi i njerëzve është i ndaluar.

Therja  e kurbanëve mund të bëhet vetëm në 50 thertoret e licencuara  nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, të cilat janë nën mbikëqyrjen zyrtare të inspektorëve veterinarë.

Sipas njoftimit të Agjencisë, kafsha e cila theret për konsum nevojitet të jetë e  kontrolluar,  dhe për këtë arsye kontrolli shëndetësor  do bëhet para therjes, pastaj gjatë therjes dhe pas therjes.

“Kushtet  teknike, sanitare dhe higjienike në thertoret e licencuara janë adekuate të cilat posedojnë ambient, temperatura dhe pajisje higjienik si kushte për therrje të sigurta, ku pengojnë kontaminimin e mishit nga faktorë të ndryshëm” thuhet në njoftim.

Tutje,  nga fermerët kërkohet që kafshët në ferma të posedojnë numrin e matrikullit dhe dokumentet tjera, të cilat dëshmojnë mbi origjinën dhe gjendjen shëndetësore të kafshës.

kurse, Agjencia ka bërë thirrje që mos të shfaqen imazhe të prerjes-therrjes së kafshëve në hapësirat publike dhe çdo vend tjetër qe s’ është i destinuar për këtë aktivitet.

 



loading...