Akademiku me 400 punime, kumtesa dhe ligjërime shkencore në të gjitha revistat me renome botërore

loading...

Më datën 17 09.2007 morëm lajmin e hidhur
se në Ohio të Amerikës, pushoi së rrahuri zemra e të ndriturit,
shkencëtarit, fisnikut dhe atdhetarit të devotshëm Akademik Prof. dr.
Musa A. Haxhiu.

Musa Haxhiu u lind me 15 mars 1939 në Pejë.
Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje. Diplomoi në
Fakultetin e Mjekësisë në Beograd më 1963. Gjatë viteve 1964/67 punoi në
Spitalin për mjekim të tuberkulozit “A. Kelmendi” në Pejë.

Specializoi
në Beograd në lëmin Sëmundjet të mushkërive në vitin 1968. Studimet
pasdiplomike në lëmin e Kardiologjisë i përfundoi në Beograd më 1971.

Në vitin 1973 në Universitetin e Zagrebit e mbrojti tezën e doktoratës dhe promovohet Doktor i Shkencave të Mjekësisë.

Po
këtë vit Dr. Haxhiu vazhdoi edhe 6 muaj specializimin dhe studimet
plotësuese në Postgraduate Medical School në Londër, Britani e Madhe.

Gjatë
viteve 1973/75 emërohet Dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë
dhe kjo periudhë ishte periudha më e ndritur e këtij Fakulteti.

Prof.dr
M. Haxhiu bëhet emër i njohur i shkencave mjekësore, prandaj gjatë
viteve 1975/76 qëndroi në Pennsylvania University, Philadelphia, SHBA.


vitin 1978 ftohet në një Qendër tjetër të fuqishme shkencore në
Silikose-Forschungsinstitut der Bergau-Berufs-genossenschaft, Bochum,
RF. e Gjermanisë.

Në vitin 1977 emërohet Profesor inordinar i Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë për lëndën Fiziologjia Patologjike.

Në vitin 1979, bazuar në të arriturat profesionale dhe shkencore zgjedhet anëtar me korrespondencë i ASHA të Kosovës.

Periudhën
1978/79 emërohet Kryetar i Lidhjes së Shoqatave të Fiziologëve të
ish-Jugosllavisë, Anëtar i disa asociacioneve profesionale dhe shkencore
në vend dhe jasht vendit.

Në vitin 1980, Akademik M. Haxhiu
sërish qëndroi në Institutin Silikose Forschungsinstitut der
Bergau-Berufs-genossenschaft, Bochum – Gjermani. Në vitin 1982 ftohet në
Case Western Reserve Universiry, Cleveland, Ohio, USA.

Në vitin
1983 emërohet Profesor ordinar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.
Në vitin 1990 Zgjedhet Kryetar i ASHA – s të Kosovës.

Gjatë këtyre viteve, Prof.dr Musa Haxhiu formoi Institutin e Fiziologjisë Patologjike.


këtë Institut për herë të parë filluan punën eksperimentale kirurgët,
gastroenterologët dhe specialistët e degëve tjera të Mjekësisë Interne.

Prof.dr
Musa Haxhiu dha kontribut të çmuar në zhvillimin e kuadrit akademik të
lëmive biomjekësore. Për një periudhë të shkurtër u ngritën pedagogë dhe
profesionist që bënë emër në shkencat mjekësore në Kosovë dhe jashtë
saj.

Të mos harrojmë edhe një fakt tjetër që mendoj se ka peshë të madhe historike.

Pas
demostratave antikomuniste të vitit 1981 në Kosovë, kur fillon ndjekja e
”shtrigave” nga pushteti serb, në luftë kundër inteligjencës shqiptare
të Kosovës, në diferencimin ideopolitik në Akademinë e Shkencave dhe të
Arteve, Akademik Musa Haxhiu me guximin e Intelektualit të kalibrit më
të lartë, kundershtoi njëmendësinë moniste.

Prej vitit 1990 Prof.
Haxhiu jetoi dhe veproi në Ohajo të SHBA – ve, por pa u ndarë asnjëherë
nga Kosova dhe përkrahja e shkencëtarëve të rinjë, të cilëve iu
mundësoi përfundimin e tezave të Doktoraturave në Amerikë.

Akademik
Musa Haxhiu pa dyshim është ekperti më i cituar në literaturën
shkencore botërore jo vetëm ndër mjekët shqiptar por edhe atyre
Europian.

Ka botuar disa tekste Universitare dhe mbi 400 punime, kumtesa dhe ligjërime shkencore në të gjitha revistat me renome botërore.

Kontributi shkencor dhe profesional i Akademik Musa Haxhiut i bënë nder kombit tonë dhe humanizmit në tërësi.

Prof. dr. Isuf Dedushaj
Dr. sci Avdyl Krasniqi

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *