Akademiku Morina: Ja çka thotë për mjekët që punojnë edhe në të shtetit edhe në privat




Lajme, Lajme shqip, Arsim Morina, Akademia,Akademiku Morina: Ja çka thotë për mjekët që punojnë edhe në të shtetit edhe në privat


Drejtori i Klinikës së Neurokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), prof. dr. Arsim Morina, ka thënë se duhet të ndërpritet ndarja e buxhetit për shërbime jashtë vendit në mënyrë që ky buxhet të investohet në Kosovë, por përjashtim të kenë vetëm rastet specifike. 
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka theksuar se ka raste kur pacientët me tumor kanë kërkuar ndihmë mjekësore jashtë vendit, por shpëtimin e kanë gjetur sërish në Kosovë, në Klinikën e Neurokirurgjisë.
Ai ka thënë se është kundër praktikës që mjekët të punojnë edhe në sektorin publik, edhe në atë privat.
Morina ka thënë se dikujt po i konvenon që të kontrabandojë me pacientët nga sektori publik në atë privat.
Në këtë intervistë, Morina ka folur edhe për ikjen e kuadrit shëndetësor nga Kosova.
Shih edhe:  Small study shows heart damage after COVID-19 uncommon in college athletes -- ScienceDaily

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *