ende s’ e dime kush i ka fajet?

loading...

Ishte fundi i muajit maj kur pata rastin të futem në dhomat e klinikës Infektive ishin më pak se 10 pacientë e mjekët kishin nisur të mendonin për pak pushim pas javëve të tëra lodhje e sfidash profesionale.

Deri atëherë kishin vdekur vetëm 30 njerëz dhe situate po shkonte drejt një fundi të mirë për të gjithë.

Numri i vogël i pacientëve shumë shpejt e prodhoi diskursin në publik se “Virusi s’ është asgjë” kurse në media nisën të shpërthenin rrëfimet e njerëzve të cilët e kaluan virusin dhe u shërova.

Diskursi shkoj aq larg sa mbyllja u vlerësua e panevojshme kurse masat e izolimit të dëmshme dhe të pamenduara mirë.

Dy muaj më pas klinika e Infektivës që dikur po zbrazej sot është stërmbushur janë stërmbushur edhe 5 spitale rajonale dhe disa klinika të tjera në QKUK, nga 9 pacient sot i kemi mbi 1000 të hospitalizuar dhe brenda një jave i kemi 50 të vdekur.

Me një sistem arsimor të gjunjëzuar të vetmen shpresë për të edukuar masën Kosova e ka me anë të mediave.

Është tashmë e dëshmuar edhe në praktika ndërkombëtare që mediat duke tentuar të japin lajm munden edhe të bëjnë dëm. Është shembull shkollor se si mediat botërore ranë në grackën e grupeve terroriste të cilat duke filmuar e transmetuar pamjet arritën të frikësojnë pothuajse tërë botën.

Është analiza e këtij ndikimi që I bëri shumë media botërore të mos i ritransmetojnë pamjet e shfaqura nga grupet terroriste si ISIS thjeshtë mediat morën qëndrim s’ shpërndajmë material të cilat i ndihmojnë grupit terrorist për tu promovuar.

Nga sot shohim një gabim profesional tek raportimi për Covid 19.

Të gjithëve na kujtohet se mjekët pak të redaktuar në fund të majit e fillim të qershorit nisën të dukeshin më pak në media e vendin e tyre nisën ta zënë ‘Labat’ e specialistët shëndetësorë me praktikë në gastronomi e organizime ahengjesh.

Në fakt çdo kush ka të drejtë të shprehë mendimin e tij lirshëm mund të mendoj edhe që virusi s’ ka pasoja por thirrja në lirinë e fjalës s’ e amniston transmetuesin prej përgjegjësisë për të raportuar të vërtetën.

Pa analizuar dëmin dhe ndikimin tek popullata u lejua që deklaratat se virusi s’ ekziston të shpërndahen e në masën që priste një shkëndijë për të dalë nga shtëpitë kjo mjaftoj.

s’ dyshoj që në media në Kosovë të gjithë e dinin që “Qyftet” që po thuheshin ishin të rreme dhe s’ kishin asnjë bazë por në fakt ato i publikuam diku diku të plota e diku diku të pjesshme me ndonjë kundër reagim të mjekëve duke synuar të japin dy kënde të një të vërteta.

Në fakt për mediat në vend kjo nevojitet të shërbej si mësim që në të ardhmen deklaratat e tilla të mos i ritransmetojmë apo të paktën kur e bëjmë këtë ti vendosim në kontekst ku lexuesi mëson të vërtetën dhe ka informacione për ta ruajtur vehten.

Mësime nevojitet të merren edhe nga shumë probleme të tjera që u raportuan këto muaj dhe të merren shembujt e mirë që mediat arritën të ndalonin propagandën e të informacionet e rreme.

Denoncimi se është totalisht e pavërtetë receta që qarkullonte në internet për shërimin nga Coronavirus ndihmoi shumë që qytetarët mos të binin viktimë e lajmit të rrem.

Në këtë formë do nevojitet ti trajtojmë edhe deklaratat e Labit se virusi s’ ekziston apo edhe ato të tjerat që jemi të sigurte nga virusi edhe kur mjekët na thonë që s’ jemi.

 



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *