Aksident i rëndë me vdekje dhe të lënduar rëndë në udhën Prizren – Gjakovë

loading...

Një aksident i rëndë ndërmjet tre automjeteve ka ndodhur në udhën Prizren – Gjakovë, saktësisht në afërsi të fshatit Piranë.
Një veturë Mercedes, një traktor dhe një kamionetë janë përplasur ndërmjet vete.
Nga ky aksidente i rëndë ka mbetur i vdekur një person i moshës së re, ndërsa janë lënduar tre të tjerë.

Zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaban Osmanollaj, ka konfirmuar për KALLXO.com se të lënduarit janë duke marrë trajtim mjekësor, ndërsa njëri nga ta është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:15 minuta, ndërsa akoma s’ është e qartë se si ka ardhur deri te përplasja e tre automjeteve ndërmjet vete.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *