Skip to toolbar

Aksident mes veturës e kamionit në fshatin Vranidoll, lëndohet rëndë një grua


loading...

Një grua ka marrë lëndime të rënda në një aksident që ka ndodhur në udhën Podujevë- Prishtinë, në fshatin Vranidoll.

Në aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një veturë.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga vendi i dukurisë.

Zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Florie Ahmeti, ka dhënë detaje për këtë aksident.

“Rreth orës 14 në udhën Prishtinë- Podujevë ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes një automjeti transportues (kamion) dhe një veture. Bazuar në të dhënat fillestare një person i gjinisë femërore është e lënduar rëndë. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

Aksidenti në fshatin Vranidoll, Foto: KALLXO.com



loading...