Skip to toolbar

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Gjilan, një i lënduar


loading...

Një aksident trafiku  ka ndodhur në udhën Prishtinë-Gjilan, përkatësisht në fshatin Parallovë gjatë orëve të pasditës.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Arlinda Rexhepi.

Rexhepi ka thënë për KALLXO.com se në aksident kanë qenë të përfshira  dy vetura, ku si pasojë një person ka mbetur i lënduar .

“Sot rreth orës 17:40 në magjistralen Gjilan – Prishtinë, konkretisht në fshatin Parallovë ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore ka pësuar një person, i cili ka pranuar trajtim mjekesor. Në vendngjarje kanë dalë njësitët përkatëse të cilat e kanë trajtuar rastin”, ka thënë ajo.



loading...