Alarm i OBSH-së: Rritja e numrit të rasteve me Covid-19 vjen nga të rinjtë


Drejtori rajonal për Evropën në OBSH, Hans Kluge, thotë se infektimet në rritje mes të rinjve qëndrojnë pas rritjes së fundit të rasteve në të tërë kontinentin.

Ai tha për BBC se autoritetet nevojitet të komunikojnë më mirë me pjesëtarët më të rinj të shoqërisë. “Një numër në rritje vendesh po përjetojnë shpërthime të lokalizuara dhe shtim të rasteve të koronavirusit. Ajo që ne dimë është se kjo vjen si pasojë e një ndryshimi në sjelljen e njerëzve”, tha ai. 

Ne po marrim raporte nga autoritete të shumta shëndetësore për një numër më të lartë infektimesh të reja mes të rinjve. Ndaj për mendimin tim, kjo është e mjaftueshme për të rimenduar se si të komunikojmë dhe të ndërgjegjësojmë më mirë të rinjtë – shtoi ai. 

Kluge tha se si baba i dy vajzave, ai e kupton se të rinjtë s’ duan të humbasin verën. Por ai shton se ata kanë përgjegjësi ndaj vetes, prindërve, gjyshërve dhe komuniteteve të tyre ndërkohë që tani dihet se cilat janë sjelljet e duhura në kohë pandemie ndaj apelon ai, le t’i shfrytëzojmë këto njohuri. Ditë më parë, ekspertë evropianë thanë se Po qe se më parë koronavirusi prekte më shumë të moshuarit, tani mosha mesatare e të prekurve është pakësuar në 40 vjeç. 

Sidoqoftë, kjo shtresë e shoqërisë është e predispozuar të sëmuret më pak nga koronavirusi ose ta kalojë atë pa simptoma, duke bërë që të mos rëndohet barra mbi shërbimin shëndetësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Dëshmia e vëllait të gruas së vdekur si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga burri i saj

Wed Jul 29 , 2020
Kur kanë kaluar një vit nga vdekja e Hatije Dina nga Suhareka si pasojë e lëndimeve të marra, gjykimi ndaj bashkëshortit të saj është afër përfundimit. Viktima Hatije Dina kishte vdekur më datë 31 maj, dy javë pas plagëve të pësuara me datë 15 maj si pasojë e dhunës të […]