Alarmante: 2 mjekë Emergjentë dhe një Kirurg braktisin Spitalin Rajonal të Mitrovicës

loading...

Vala e ikjes së mjekëve nga Institucionet publike shëndetësore nuk ka të ndalur. 


Pakënaqësitë e mjekëve rreth pagës, kushteve të punës dhe problemeve tjera në institucionet publike shëndetësore si duket janë shkaktarët kryesorë të ikjes së mjekëve nga këto institucione.


Së fundi Gazeta Shëndeti është informuar nga burime brenda Spitalit Rajonal të Mitrovicës se këtë spital e kanë braktisur 2 Specialistë të Mjekësisë Emergjente dhe një Kirurg.


Nga burimet brenda Spitalit Gazeta Shëndeti është informuar se mjekët të cilët e kanë braktisur Spitalin Rajonal të Mitrovicës janë: Dr.Hamz Berisha– Specialist i Mjekësisë Emergjente, Dr.Vjosa Zeka – Specialiste e Mjekësisë Emergjente dhe Dr.Alban Bislimaj – Specialist i Kirurgjisë së Përgjithshme.


Rritja e pakënaqësive të mjekëve përveç pagës, kushteve të punës ndërlidhet edhe me pezullimin e Ligjit të pagave nga ana e gjykatës kushtetuese.


Përndryshe paga e mjekut Specialist është rreth 600 euro dhe njohësit e çështjeve sociale konsiderojnë se kjo pagë nuk mjafton për mbulimin e shpenzimeve jetësore duke parë rritjen e vazhdueshme të çmimeve të produkteve ushqimore dhe shërbimeve tjera jetësore./Gazeta Shëndeti


Lexo edhe:2019: Katër mjekë të njohur e lanë QKUK-në për shkak të problemeve menaxheriale
 

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *