Alarmante: Në çdo të tretën ditë largohet nga një Mjek nga Kosova



A e dini se për ta përgatitur një mjek, buxhetit të Kosovës i kushton
hiq më pak se 100 mijë euro? Nga dita e parë e studimeve deri në
diplomim, kaq para shpenzohen për paga të profesorëve, material
laboratorik, infrastrukturë e shpenzime tjera të domosdoshme për një
studentë që do ta marr titullin doktor.

Pak kush ka llogaritur këtë. Por, 130 kuadro të tilla të
profesionistësh për të cilat shpenzohen para të majme vetëm për një vit
kanë ikur nga Kosova.

Këtë e konfirmojnë në Odën e Mjekëve të Kosovës dhe Dekanatin e Fakultetit të Mjekësisë.
Në këtë të fundit kanë bërë edhe llogaritë se sa e vështirë është përgatitja e një kuadri mjekësor.
Sipas
prodekanes për çështje financiare në Fakultetin e Mjekësisë, Gloria
Staka, në shumën prej 100 mijë eurove, sa është kostoja e “prodhimit” të
një mjeku, për gjashtë vite, përfshihen disa elemente.

Shih edhe:  UK is in a 'very good position' against Covid variants

“Gjatësia 
e kohës se studimeve (6 vite), pagat e profesorëve dhe asistenteve, 
pajisjet laboratorike,  materiali laboratorik dhe shëndetësor i
shpenzuar gjatë ushtrimeve laboratorike dhe klinike,  mirëmbajtja e
infrastrukturës si dhe shpenzimet komunale janë disa nga elementet që
përfshijnë në këtë shumë”, ka thënë Staka për gazetën inFokus.

Mirëpo, pas të gjitha këtyre shpenzimeve, institucionet e Kosovës nuk po arrijnë ti mbajnë kuadrot brenda vendit.

Numri i mjekëve që po e braktisin Kosovën, çdo vit është duke u rritur.
Këtë e ka konfirmuar për gazetën inFokus edhe kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu.

“Nga
periudha e marsit të vitit të kaluar e deri në këtë muaj 130 mjekë kanë
kërkuar vërtetim që të largohen  nga Kosova” ka deklaruar Pleurat
Sejdiu.

Shih edhe:  Researchers elucidate how the insect regulates the accumulation of plant toxins via special transporters -- ScienceDaily

Sipas Sejdiut ekzistojnë disa faktorë se pse numri i mjekëve që po largohen nga Kosova është i lartë.

“Nëse
i  ndajmë me 100 për qind, për mbi 75 për qind janë kushtet e punës dhe
të punësimit  edhe 25 për qind janë rrogat. Kushtet për punë janë të
pakënaqshme, mundësia e avancimit, niveli i pagës janë disa nga faktorët
që po ndikojnë në largimin e mjekëve nga Kosova”, tregon Sejdiu për
gazetën inFokus.

Ai ka një shqetësim të madh nëse vazhdojnë të ikin kuadrot mjekësore me këtë ritëm.
“Problemi
është se ne edhe ashtu tani  në institucionet publike kemi moshën
mesatare shumë të vjetër  sidomos të mjekët specialist, dhe  vjen puna
që mas 10 vjetëve nuk kemi me pas staf për zëvendësime, se shumica e
mjekëve të cilët momentalisht janë specialistë janë mbi moshë 50
vjeçare”, pohon Sejdiu.

Shih edhe:  Ja si funksionon sigurimi shëndetësor në Gjermani

“Në bazë
të hulumtim që kemi bërë në vitin 2013 numri  ka qene afro 400 por me
siguri ky numër është rritë, sidomos vitet e fundit. Por ajo çka është e
vërtet se kërkesa është shumë e madhe  sidomos për vendet e
gjermano-folëse”, ka thënë Syla për gazetën inFokus.

Sipas tij
studentët të cilët janë në prag të përfundimit të mjekësisë apo edhe
mjekë të sapo diplomuar veç  po përgatiten që të largohen nga Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *