Rreth 2 përqind e njerëzve në botë janë alergjikë ndaj molusqeve dhe ushqimeve të detit.

Këtu futen të gjithë llojet e guackave, karkalecë, peshk, kallamarë e shumë të tjera.

Ndonëse shumë të shijshme për disa njerëz ato mund të provokojnë sëmundje serioze, helmim e alergji të ndryshme.

Alergjitë më të rreziskshme e më të përhapura janë ato ndaj molusqeve dhe të gjithë llojeve të guackave.

Simptomat

Alergji të tilla çlirojnë disa kimikate në trup si histamina të cilat sulmojnë imunitetin.

Kështu krijohet një zinxhir reaksionesh që çon në simptoma si fryrje e fytyrës, krurje e lëkurës, ekzemë, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje barku, diare, të vjella apo marrje mendësh.

Këto simptoma fillojnë menjëherë dhe mund të kthehen në një rrezik për jetën.

Si t’i trajtoni

Mënyra më e mirë për të shpetuar nga ky problem është eleminimi i plotë i këtyre ushqimeve nga dieta juaj.

Mjekët sugjerojnë që as të mos i prekni apo t’ju merrni erë këtyre ushqimeve Po qe se jeni alergjikë.

Gjithësesi egzistojnë disa mënyra se si mund te rrisni sistemin imunitar duke konsmuar ushqime si:

Probiotikët

Probiotikët të cilët rrisin bakteret e mira dhe i shtojnë mbrojtjen organizmit ndaj alergjive.

Kokrrat për tretje

Po qe se merrni kokrra për tretje apo enzima të tilla e ndihmoni trupin të tresë më mirë proteinat të cilat shkaktojnë alergjitë ndaj molusqeve.

Vitamina B5

Vitamina B5 mund të jetë e dobishme për njerëzit që vuajnë nga  alergjitë apo astma meqenëqë përmirëson funksionin e veshkave.

Kjo vitaminë është e rëndësishme kundër bllokimit të hundëve, tretjen e mirë dhe rrit sistemin imunitar.

Ushqime alternative

Në mënyrë që të mos ndiheni kurrë të rrezikuar Po qe se vuani nga kjo alergji, mbajini ushqimet që e shkaktojnë atë larg.

Megjithëse janë të pasura me plot vitamina e minerale dhe kanë një shije të mirë, çdo gjë që ju duhet për një trup të shëndetëshëm mund ta gjeni edhe në ushqime të tjera.

Provoni të konsumoni më shumë biftek apo mish viçi pasi vetëm 80 gramë ju jep 10% të dozës ditore të hekurit që ju duhet.

Pula dhe mëlçitë e pulës janë gjithashtu burime të mëdha proteine që mund t’i përdorni në shumë receta.

Për më shumë fibër provoni të fusni në ditetën tuaj fasulet e zeza dhe thjerrëzat./AgroWeb.org