Sat. Jun 25th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
alergji

Alergjitë janë një përgjigje jonormale e sistemit imunitar kundër substancave normalisht të padëmshme të quajtura alergjene, të cilat përfshijnë gjëra të tilla, si polenet, marimangat e pluhurit dhe myku.

Trupi i personit alergjik reagon ndaj alergjenëve duke lëshuar kimikate, përfshirë histaminën dhe leukotrienet, që prekin lëkurën, sistemin e frymëmarrjes, aparatin tretës dhe më shumë pjesë të tjera të organizmit. Këto kimikate në fund të fundit prodhojnë simptoma të tilla, si: teshtitja, rrjedhja e hundës, mbingarkesa, skuqja dhe ënjtje

Në disa raste, alergjitë mund të çojnë edhe në shenja dhe simptoma të rrezikshme për jetën, të tilla si anafilaksa.

Llojet më të zakonshme të alergjive përfshijnë ethe sanë, astmë, alergji ushqimore dhe dermatit atopik (ekzema) .

Alergjitë janë ndër arsyet më të zakonshme që njerëzit vizitojnë mjekun.

Çfarë i shkakton alergjitë?

Alergjitë shkaktohen nga reagimi i tepërt i sistemit imunitar ndaj një shkaktari jo-kërcënues. Disa mekanizma të ndryshëm të imunitetit mund të jenë në lojë, por reagimet e mbindjeshmërisë së imunoglobulinës E (IgE) janë faktori kryesor prapa alergjive ndaj pickimeve të insekteve, barnave të caktuara dhe ushqimeve. Alergjitë gjithashtu kanë tendencë të shfaqen në familje (atopi), dhe faktorët e mjedisit, të tilla si pirja e duhanit, mund të ju vë në rrezik më të madh.

Kur është sezoni i alergjisë?

Pranvera dhe vjeshta konsiderohen të dyja si sezoni i alergjisë, por koha specifike varet nga lloji i alergjenit. Pjalmi i pemëve është më i përhapur në fillim të pranverës, ndërsa poleni i barit arrin kulmin midis fundit të pranverës dhe fillimit të verës. Nga fundi i verës deri në fillim të vjeshtës, poleni i barërave të këqija është fajtori kryesor.

Si trajtohet alergjia?

Tretmani i alergjive varet nga lloji i sëmundjes alergjike dhe kjo zakonisht do të thotë që ju duhet të jeni të angazhuar në mënyrë aktive në përmirësimin e gjendjes suaj.  Mund të ju përshkruheni ilaçe të tilla, si një antihistaminik ose hidrokortizon.

Testimi i alergjisë mund të identifikojë shkaktarët që duhet të shmangni. Punoni me mjekun tuaj për të gjetur kombinimin e duhur të ilaçeve për të lehtësuar simptomat dhe për të parandaluar ose trajtuar reaksione alergjike më të rënda./Gazeta Shëndeti

Leave a Reply

You cannot copy content of this page