Ali Ahmeti ftohet si dëshmitar nga Gjykata Speciale


loading...

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është ftuar nga Gjykata Speciale me seli në Hagë.

Ahmeti me anë të një publikimi në Facebook ka bërë të ditur se është ftuar në cilësinë e dëshmitarit si një nga themeluesit e UÇK dhe anëtar i shtabit të përgjithshëm.

Ahmeti ka bërë të ditur se ka pranuar ftesën e gjykatës dhe do të paraqitet atje në një datë të caktuar.

“Sundimi i ligjit dhe arritja e drejtësisë së mirëfilltë joselektive, vendore dhe ndërkombëtare, janë synim dhe detyrim i imi i përhershëm në të tërë veprimtarinë time. prandaj, ju njoftoj që Dhomat e specializuara të Republikës së Kosovës, gjegjësisht prokuroria speciale e Kosovës, si një nga themeluesit e UÇK dhe anëtar i shtabit të përgjithshëm, më ka ftuar në cilësinë e dëshmitarit dhe pa hamendje kam pranuar ftesën si dhe kam vendosur kontakt konstruktiv dhe bashkëpunues me zyrtarët në Hagë. Gjithmonë kam qenë ithtar i drejtësisë joselektive dhe jam në dispozicion të tërësishëm të organeve të drejtësisë për ta dëshmuar çiltërsinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar përballë gjenocidit të regjimit serb të Millosheviçit.

Ali Ahmeti ftohet nga Specialja



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *