Skip to toolbar

Ambasada e Kosovës me njoftim të rëndesishëm për bashkëatdhetarët në Zvicër

loading...

Postimi i plotë në rrjetin social Facebook:

Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të cilët po qëndrojnë si turistë/vizitorë në Zvicër, që për arsye të Covid-19 s’ kanë mundur të udhëtojnë për Kosovë dhe ju skadon afati i vizës, luten t’a njoftojnë Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë,në mënyrë që të bëhet evidentimi i të dhënave të tyre dhe të shihet mundësia e kthimit të organizuar në Kosovë.
Shtetasit kosovar me banim në kantonet të cilat i mbulon Ambasada Kosovës në Bernë, luten t’a kontaktojnë shërbimin konsullor te Ambasadës dhe ti dërgojnë kopjen e pasaportës, kopjen e vizës dhe një numër kontaktues në e-mail: consulate.bern@rks-gov.net
Për informacione shtesë luteni t’na kontaktoni në numrin emergjent:
+41 77 479 11 86

The post Ambasada e Kosovës me njoftim të rëndesishëm për bashkëatdhetarët në Zvicër appeared first on Albinfo.

loading...