Ambulanca e parë ushtarake e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës



Shkruan: Dr.Arben Beka

Data 28.02.1998 shënon fillimin e luftës së armatosur në Kosovë. Në këtë datë, sot 21 vjet me parë, në vendin e quajtur ” të 6 lisat ” u ballafaquan njesitet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me forcat serbe.

Pas humbjës nga ky ballafaqim, serbët u larguan kokëulur, por u kthyen më pas për ta shfryer mllefin ndaj popullates civile, me ç’rast vranë dhe masakruan 24 civilë shqiptarë në fshatrat Çirez dhe Likoshan. Aty u plagosen tre ushtarë të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Geci, Sabit Lladrofci dhe Musë Jashari.

Me ndihmën e shumë ushtarëve, ndër ta edhe Komandanti Legjendar Adem Jashari, i tërhoqen të plagosurit nga zona e nxehtë në një vend me të sigurt në odën e Dr. Fadil Bekës në Ticë. Aty u mjekuan të plagosurit për 5 javë rresht. Prandaj, kjo datë përveç tjerash shënon institucionalizimin e mjekësise ushtarake në krye me Dr. Fadil Bekën, i cili natyrisht u ndihmua nga shumë mjekë, disa nga të cilët tani dëshmorë, nga shumë infermierë e furnizues barnash anëkend Kosovës.

Shih edhe:  Covid England: A FIFTH of all care home residents have died in worst-hit areas, figures suggest

Ky institucionalizim u shtri pastaj në të gjitha zonat e luftës. Kontributi i sektorit të shëndetësisë paraqet njërën nga hallkat shumë të rendësishme të zingjirit të gjatë të sakrificave të popullit tonë për liri dhe si e tillë kjo sakrificë duhet të shënohet e kujtohet me respekt brez pas brezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *