Hën. Jan 24th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Kuptimi i fjalës

Kuptimi i fjalës Amë

Çka është Amë ?

 

Amë

  • f.sh.
  1. Vendi ku nis një rrjedhë uji, burim; shtrati i një rrjedhe uji. Ama e ujit (e vijës). Ama e lumit. Del nga ama.
  2. fig. Burim, gurrë.
  3. Bimë ose kafshë mëmë. Ama e bletësmbretëresha e bletëve, matka. Pulë (patë) amë pulë (patë) që bën vezë e që shtrohet për të çelur zogj. Bimë amë.
  4. anat., bot. shih vezore,~ja. Ama e gruas. Ama e lules.
  5. Dru i shkurtër, që shërben për të mbajtur a për të shtrënguar. Ama e çatisë cungali, baballëku. Ama e vegjës shuli i vegjës.
  6. Pjesa e kreut në një bllok biletash, çeqesh, faturash etj., që ruhet si dëshmi për pjesën e këputur. Amë e bijë.
  7. spec. Kopje negative prej metali që bëhet për një gdhendje me reliev dhe që shërben për të nxjerrë prej saj kopje të tjera.
      • Doli nga ama i kaloi kufijtë, e shkeli rregullin e zakonshëm e të lejueshëm. E shtie në amë e sjell përsëri brenda kufijve, e vë në udhë.
  • f.sh.shih amëz,~a. Amë e mirë (e keqe). Ama e luleve. Ama e djathit. Ka (merr) amë. I jep amë.
      • S’merr amë nga diçka nuk e njeh diçka, nuk merr erë nga një punë etj.