Amir Rrahmani flet për transferimin e tij te Napoli

loading...

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani iu është bashkuar Napolit në fazën përgatitore për sezonin e ri.

Rrahmani kishte nënshkruar kontratë me Napolin në afatin kalimtar të janarit nga Hellas Verona.

Ish-mbrojtësi i Veronës ka thënë se s’ e problem që të përshtatet në sistemin e mbrojtjes te Napoli.

“Jam agresiv, i fuqishëm në ajër, por edhe në tokë. Këto janë karakteristikat e mia. Kam luajtur shumë lojë në sistem me katër mbrojtës, edhe për kombëtaren luaj ashtu. s’ kam problem të përshtatem me sistemin e ri të mbrojtjes”, ka deklaruar Rrahmani.

Ai ka deklaruar se mund të luaj edhe si mbrojtës i krahut Me kusht që i kërkohet nga trajneri.

“Në Dinamo të Zagrebit kam luajtur shtatë lojë në Ligën e Evropës si mbrojtës i krahut të majtë. Mund të luaj edhe në krah Me kusht që dëshiron trajneri, jam i gatshëm të ndihmoj ekipin dhe trajnerin. S’kam shënuar shumë gola, por shpresoj të shënoj këtë sezon me Napolin”, është shprehur ai.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *