Ankthi dhe manifestimi i tij
Çrregulimet e ankthit
janë një grup gjendjesh që kanë të përbashkët një tipar kyç, ankthin e shtuar, shoqëruar me përgjigje të sjelljes, emocionale, dhe fiziologjike. Ata që vuajnë nga çrregullime të ankthit mund të demonstrojnë sjellje të pazakonshme, si panik pa asnjë arsye, frikë të pajustifikuar ndaj objekteve ose situatave jetësore, veprime të përsëritura të pakontrolluara, ripërjetime të ngjarjeve traumatike, ose shqetësim dërrmues të pashpjegueshëm. Këta mund të përjetojnë shqetësim domethënës dhe me kalimin e kohës çrregullimi dëmton në mënyrë të spikatur rutinën e përditshme, jetën sociale dhe funksionin e përgjithshëm.
Ankthi sjell përgjigje të papërshtatshme të sjelljes, psikomotore dhe fiziologjike, siç janë vështirësitë me të menduarin llogjik, aktivitet motor të axhituar dukshëm dhe rritje të shenjave vitale.
Për të qetësuar këto ndjenja parehatie, individi tenton të ulë nivelin e shqetësimit duke bërë sjellje të reja adaptuese ose shfaq mekanizma mbrojtës. Sjelljet adaptuese mund të jenë pozitive dhe të ndihmojnë personin: p.sh., përdorimi i teknikave imagjinare për të rifokusuar vëmendjen në një skenë më të këndshme, praktikimi i relaksimit pjesë pas pjese, që nga koka deri te maja e këmbës, fymëmarrje më të ngadalta dhe ulje të njëtrajtshme të tensionit muskular. Përgjigjet negative ndaj ankthit mund të rezultojnë në sjellje jo të përshtatshme, siç janë: dhimbja e kokës, sindroma të tjera dhimbjeje dhe përgjigje të lidhura me stresin.
Referimet
- ^ Seligman, M.E.P.; Walker, E.F.; Rosenhan, D.L. Abnormal psychology (bot. 4th)). New York: W.W. Norton & Company.
- ^ Davison, Gerald C. (2008). Abnormal Psychology. Toronto: Veronica Visentin. f. 154. ISBN 978-0-470-84072-6.
- ^ American Psychiatric Association (2013). Diagnostic and Statistical Manual of Mental Disorders (bot. Fifth)). Arlington, VA: American Psychiatric Publishing. f. 189. ISBN 978-0-89042-555-8.
- ^ Bouras, N.; Holt, G. (2007). Psychiatric and Behavioral Disorders in Intellectual and Developmental Disabilities (bot. 2nd)). Cambridge University Press.
- . MiaClinic