Antenat celulare, bartëse dhe përcjellëse të rrezatimit radioaktiv “vrasës” në organizëm

Antenat celulare, bartëse dhe përcjellëse të rrezatimit radioaktiv “vrasës” në organizëm

Edhe pse prej kompanive celulare “AMC”, “Vodafon”, “Eagle” dhe “Plus”,
si dhe prej institucioneve mjedisore, antenat celulare që montohen në
mjediset e banuara, konsiderohen “pajisje pune ndihmëse normale”, në
fakt janë burime sëmundjesh të rënda, deri me pasoja fatale për jetën e
njeriut. Antenat celulare, nuk janë thjeshtë kulla metalike që thithin
dhe shpërndajnë valë elektromagnetike, por janë ‘burime” që shpërndajnë
rrezatim në mjedisin ku ndodhen.

Qytetarë dhe mjekë, por edhe
specialistë mjedisorë, deklarojnë se antenat celulare janë të rrezikshme
dhe nuk duhen lejuar të vendosen brenda dhe pranë qendrave të banuara,
përkundrazi sipas monitorimit të efekteve të tyre, distanca e lejuar për
t’i vendosur, duhet të jetë deri në 10 kilometër larg qendrave të
banuara.

Në Shqipëri, ato vazhdojnë të vendosen mbi pallate
banimi, mbi qendra prodhimi, shkolla, spitale, brenda majave të larta në
parqe publike kudo ku kanë interes kompanitë. Dje, ne zhvilluam një
bisedë me mjekun Bashkim Beshiku, i cili e vlerëson alarmante situatën e
vendosjes së antenave në qendrat e banuara, duke na shprehur njëherazi
dhe opinionin e tij si mjek e qytetar, në lidhje me këtë realitet:

Doktor Beshiku, cili është vlerësimi juaj për antenat celulare?

Antenat
celulare, për aq kohë sa të jenë me aktivitet brenda dhe pranë qendrave
të banuara, do të jenë shqetësim i përhershëm për shëndetin e banorëve,
madje rrezikues të jetës së tyre. Largimi i tyre është emergjencë,
mbasi janë shkatërruese. Unë nuk kam informacion, se prej kujt lejohet
vendosja e tyre majë pallateve, institucioneve, qendrave prodhuese,
shkollave e spitaleve, por si mjek kam njohuritë e mia profesionale, që
këto antena “vrasin” jetën në mënyrë të heshtur e graduale.

Realisht,
shqiptarët gjenden nën efektin dëmtues të këtyre antenave, të cilat
janë vendosur brenda qendrave të banuara dhe majë pallateve. Kjo situatë
që po ndodh në Shqipëri me instalimin dhe aktivitetin e antenave
celulare deri majë pallateve, nuk lejohet të ndodh në asnjë vend tjetër
të botës, madje as në Afrikë e Indi. Sipas vlerësimit tim si mjek,
antenat përbëjnë rrezik për shëndetin, mbasi janë burim sëmundjesh
ekstreme, deri me pasoja kancerogjene.

Ato kanë rrezatim
jonizues dhe radioaktiv të çliruar në mjedisin ku instalohen. Ato
shkaktojnë ndotje të rëndë të mjedisit, të bimësisë, ujit, tokës dhe
shkatërrim të oksigjenit. Pacientë të kancerit prej antenave celulare,
janë një numër i konsiderueshëm që regjistrohen çdo vit me kancer, por
dhe me pasoja të tjera në organizëm si në sistemin e gjakut, në
qumështin e gjirit të nënave, në organet jetësore të fëmijëve 0-5 vjeç,
por dhe në zemër, mushkri, kocka, shikim, tension, mëlçi e deri në
sistemin nervor të çdo moshe njerëzore.

Flitet, se atentat celulare shkatërrojnë qelizat e njeriut, a qëndron ky konstatim?

Ky
konstatim është një realitet shkencor mjekësor dhe qëndron fakti, që
antenat celulare, janë të ngarkuara me rrezatim, ashtu si çdo rrezatim
tjetër radioaktiv. Kur ato bien në kontakt me organizmin e njeriut,
shkatërrojnë qelizat e trupit. Kjo është fatale për njeriun. Madje, kam
lexuar një deklarim të specialistit radiolog Eqerem Shehu, në lidhje me
këtë fakt, ku ai argumentonte me prova shkencore këtë shkatërrim
qelizash prej rrezatimit të që çlirojnë antenat celulare.

Qelizat
janë elementi më delikat jetësor i njeriut dhe preken më shpejt deri me
asgjësim të tyre. Dhe kuptohet se çfarë do të thotë shkatërrim
qelizash. Këtë shkatërrim e bëjnë rrezatimet jonizuese, por dhe
rrezatimet jo jonizuese. Thjeshtë, janë rrezatim dhe kanë efekte
negative në organizmin e njeriut, nëse masa e veprimit të tyre është mbi
vlerat e caktuara si të lejuara nga OBSH.

Vlerat e lejuara nga
OBSH dhe BE-ja janë maksimumi 10 W/ m2 (vat për metër katror). Nëse
kalohet ky nivel, atëherë rrezatimi quhet i palejueshëm. Antenat
celulare të vendosura në Shqipëri, janë me rrezatim jonizues e jo
jonizues mbi këtë nivel të përcaktuar. Sa për ilustrim, po ju them një
fakt: Me rrezatimin e antenave, janë bërë eksperimente mbi kaviet dhe
kanë rezultuar me efekte vdekjeprurëse, kur rrezatimi ka qenë i lartë.

A mendoni se ka ardhur koha të kontrollohet situata me ligj të posaçëm?


Sipas dijenisë time, me kujtohet që në datën 13 tetor 2011 në Shqipëri
është hartuar një ligj anti-rrezatim prej antenave celulare dhe ndotjeve
të tjera mjedisore, të cilat kanë efekte me pasoja dëmtuese-përcaktuese
për shëndetin dhe jetën e njeriut. Sipas këtij ligji, duhet bërë një
politikë por-shëndetësore për vendosjen e antenave celulare dhe
respektimin e standardeve të tyre në lidhje me rrezatimin që ato bartin e
çlirojnë gjatë funksionimit. Ky ligj duhet zbatuar, ose më saktë, ka
ardhur koha të veprohet me ligj e jo me fjalë, mbasi nuk kemi të bëjmë
me pluhur rruge (tepër i dëmshëm edhe ky), por kemi të bëjmë me rrezatim
radioaktiv.

Flet specialisti Eqerem Shehu

Antenat
kanë efekte termike dhe jotermike. Efektet termike janë efektet që i
shkaktohen çdo personi të ekspozuar ndaj antenave. Pasojat e tij janë
humbja e elektroliteve në tru të cilat nuk rigjenerohen. Mund të sjellë
çrregullime mendore. Gjithashtu mund të sjellin edhe sëmundje malinje.
Efektet jo termike ende nuk janë vërtetuar shkencërisht por gjithë
njerëzit që kanë kontakt të drejtpërdrejtë kanë lodhje, këputje,
përgjumje etj. Këto mund të kenë pasoja në të ardhmen por ende nuk është
vërtetuar. Ato vrasin qelizat e trupit të njeriut.

Antenat
çlirojnë rreze radioaktive dhe shkatërrojnë oksigjenin, duke asfiksuar
jetën. Është e vërtetë që çdo kompani bën ekspertizën e saj dhe unë nuk
dua t’i paragjykoj. Por siç thashë vlera maksimale e lejuar është 10
W/m2. Një kompani e caktuar mund të vendosë antenën e cila ka rrezatim 4
W/m2. Por nëse kemi 4 antena me këtë vlerë, atëherë vlera e tyre kalon
kufirin dhe rrezatimi bëhet kritik. Pra duhet bërë kontroll për çdo
antenë të vendosur. Nuk mund të lihet kjo gjë në dorën e vetë kompanive.

Flet mjeku Dervish Hoxha

Unë
e di mirë, që këto pajisje ekzistojnë jo vetëm tek kompanitë celulare,
por edhe në institucionet mjedisore e shëndetësore shqiptare, por nuk
përdoren për të deklaruar nivelin e ndotjeve prej antenave. Sipas
dijenisë time si mjek specialist, deri tani ka mjaftuar ekspertiza dhe
raportet e publikuar nga katër kompanitë celulare, të cilat sipas
analizave mjeko-mjedisore janë fiktive, pra sa për të përligjur lejen e
vazhdimit të aktivitetit të tyre përfitues.

Duhet thënë e vërteta
ashtu siç është: antenat janë burim kanceri, sidomos për fëmijët dhe
gratë, të cilat janë më të mundshme për t’u prekur prej rrezatimit të
tyre, për shkak të strukturës fizio-biologjike që kanë ndryshe nga
meshkujt, sidomos nënat shtatzëna dhe ato me fëmijë në gji. Në disa
seminare e konferenca që kemi marrë pjesë në Shqipëri, në SHBA, në
Francë, Gjermani etj, kur kam qenë drejtor i Shëndetit Publik në qarkun e
Beratit, jemi informuar në lidhje me disa fakte mbi efektet
kancerogjene të shkaktuara prej antenave celulare. Sipas informacioneve,
kemi mësuar se janë bërë eksperimente mbi kavie të ndryshme dhe mbi to
ka patur efekte vdekjeprurëse, kur rrezatimi ka qenë tepër i lartë.

Flet mjeku Çerciz Myftari

Lidhur antenat celulare, po përcaktoj 5 aspekte dëmtuese që shkaktojnë fëmija, por dhe tek nënat me fëmijë:
1.
Jeta e një fëmijë, nis me rrezatim radioaktiv që në momentin e ngjizjes
së tij, nëse atje ku banon nëna, ka një antenë celulare.
2. Gjatë
rritjes së fëmijës në barkun e nënës, nëpërmjet nënës, rrezatimi
përcillet tek fëmija, duke shkaktuar pasojat e sëmundjes së gjakut dhe
dëmtimit të nivelit të zhvillimit psikik.

3. Nëna, gjatë
shtatzënisë pëson depresione për shkak të rrezatimit të dyfishtë që ajo
thith prej antenave celulare dhe prej rrezatimit që ka akumuluar fëmija
gjatë ngjizjes dhe rritjes deri në lindje.

4. Nëna, për shkak të
rrezatimit që ka thithur prej antenave në mënyrë të natyrshme, pas
lindjes i transmeton fëmijës nëpërmjet qumështit dhe organeve të
frymëmarrjes rreze goditëse radioaktive, të akumuluara në mënyrë
sistematike prej antenave celulare.

5. Pas lindjes, fëmija
vazhdon të bëhet pjesë reale e mjedisit të ndotur e goditës prej
rrezatimit të antenave celulare, që janë në mjedisin ku ai jeton.

Tregon Dr. Sotir Ceka, mjek në Spitalin Ushtarak

Dje,
mjeku kirurg ortoped në Spitalin Ushtarak në Tiranë, zoti Sotir Ceka,
pyetjes tonë në lidhje me dëmtimet që shkaktojnë antenat celulare, të
vendosura në mjediset e banuara, iu përgjigj me një episod, që i kishte
ndodhur në pallatin ku ai banon. Doktor Sotir Ceka, na tregoi, se një
muaj më parë, ndërsa kthehej në shtëpi pas punës, gjeti një grup
punonjësish, që po instalonin një antenë celulare në majë të pallatit.
Pas interesimit, ata i paraqitën një copë letër me vulë e më firmë të
lëshuar nga ministria e Mjedisit.

Mjeku Ceka, u kërkoi
dokumentet e miratimit prej komunitetit, por ata nuk e kishin, ndërkohë
që në lejen e lëshuar prej ministrisë së Mjedisit, ekzistonte firma e
komunitetit, banorëve të pallatit, mes tyre dhe firma e mjekut Ceka, e
cila ishte false. Kërkesës së mjekut, për të larguar, ata iu përgjigjën
me brutalitet. Më pas i kërkuan, të bëhej palë e heshtur më ta, duke i
ofruar një pagesë financiare. Pas refuzimit të mjekut, ata tentuan ta
vendosnin antenën dhunshëm. Por, po kaq dhunshëm veproi edhe mjeku Ceka,
i cili i ndaloi ta vendosin antenën në majën e pallatit.

Mashtrimi, antenat me rrezatim radioaktiv 6-10 herë më tepër se deklarimi i kompanive

Nga
matjet reale në terren, rezulton se antenat celulare në Shqipëri, kanë
rrezatim të lartë radioaktiv, deri në 6-10 herë më të lartë se standarti
formal ndërkombëtar, i deklaruar prej kompanive dhe i përcaktuar prej
OBSH. Për një antenë makrocelulare 900 MHz, që ka një hapje vertikale
prej 8° dhe një hapje horizontale prej 90°, perimetri i sigurisë që i
korrespondon limitit prej 41 V/m, përcaktohet si vijon: 2 m përballë
antenës; 20 cm mbrapa saj (ka një sipërfaqe metalike si ekran), mbi dhe
nën antenë dhe 1 m në krahët e antenës.

Për një antenë
makrocelulare të vendosur në një shtyllë prej 23 m, vihen në dukje këto
rezultate: 15 V/m 10 m përballë antenës; 7 V/m në 20 m përballë saj; 3
V/m në 50 m përballë saj; 2,25 V/m në 5 m poshtë antenës në një distancë
horizontale prej 20 m nga këmba e shtyllës dhe 1 V/m në 10 m poshtë
antenës në një distancë prej 20 m nga këmba e shtyllës.

Për një
antenë makrocelulare, 1 m larg bordurës së një tarace prej betoni, kemi
një vlerë prej 0.5 V/m në 2 m poshtë antenës. Për një antenë
makrocelulare të vendosur në fasadë, fusha është 15 V/m ne 1 m larg në
krah të antenës dhe 1.5 V/m në 1 m distancë nga antena, prapa saj. Për
një antenë mikrocelulare, në një fasadë, perimetri i sigurisë prej 41
V/m arrihet në 10 cm përqark antenës, lartë e poshtë saj.

Në një
distancë prej 1 m përballë saj është 50 V/m, prapa antenës, është 3
V/m; në krahët e antenës, në distancën prej 1m, është 10 V/m; përballë
antenës në një distancë prej 15 m arrin në 1.5 V/m. Për antenat
pikocelulare, perimetri i sigurisë prej 41 V/m, është 10 cm larg antenës
dhe 5 cm lartë e poshtë saj.

Intervistoi: Përparim Halili

Related posts:

Nasim Haradinaj akuzon “komandantët e PAN-it”
Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore
Në QKUK këtë vit u realizuan 3500 procedura invazive
Mashtrimet me „Kurzarbeit“ i kushtojnë miliona euro Austrisë
s' mundi ta vazhdojë pasaportën për shkak të korobës, kosovarja mund të gjobitet
10 shprehitë e njerëzve të fortë mendërisht
Konflikti i interesit
Zyra Qendrore e FSSHK-së vërteton përmes fotove grevën por jo plotësisht
Dr.Izet Sadiku: Sulmi ndaj zëvendëskryeministrit Hoti është akt qyqar
Kandidatët për drejtorë në pesë Klinika të QKUK-së
Policia jep detaje rreth mjetit shpërthyes që u vendos në QKMF në Pejë
Sëmundja Huntington
Qeveria i largon nga puna disa sekretarë të ministrive, i qet në listën tepricë
Jennifer Aniston rrëfen se vuan nga agorafobia
Dr.Desaret Murati: inhibitorët e pompës protonike prolongojnë diagnostikimin e kancerit të lukthit
Baraliu: Vendimi i kushtetueses për pagat të respektohet, të ndalen grevat
OBSH: Covid-19, më i rrezikshëm se terrorizmi
Të gjithë e kritikojnë Mjekun...
Manipulimi me shifra i Blerim Sylës
“Me 50 ml alkool arrestohesh, kur pi kokainë mund të drejtosh bashki e qeveri”/ “Shpërthen” mjeku i ...
COVID-19 ICU team have a message for you. "Spread the message, NOT the Virus. Stay home, stay s...
Ja çka shkruan Dr.Armend Rexhepi për kryetarin e Komunës së Vitisë z.Sokol Haliti
Vuani nga shtypja e lartë e gjakut? Këto janë ushqimet që nevojitet të konsumoni në mëngjes – Gazeta...
Si bëhet trajtimi i konstipacionit?
Profesionet më të ndërlikuara dhe më të vështira në botë
Çka është Amniocenteza?
Kirurgët nuk e ndalin grevën por e pezullojnë deri në muajin maj
Mediat britanike: Rëndohet gjendja e kryeministrit Johnson
Kadri Veseli was live.
Version cefalik
Spanja shënon rënie të numrit të viktimave, 637 të vdekur në 24 orë, më e ulëta prej 24 marsit
Urdhëresë administrative për pagesën e anëtarësisë vjetore 2019
Gjermani: Infermierët merren me larjen, shpëlarjen e pacientëve dhe shpërndarjen e medikamenteve
Ushqimet shqiptare, pjesë e fushatës promocionale të Organizatës Botërore të Turizmit
Miratimi i Kushtetutës së Kosovës 12 vite më parë, shënoi një moment të rëndësishëm historik për kon...
Në New York vijon mësimi online i gjuhës shqipe
I infektuari nga Vushtrria një 71 vjeçar
Për indeksonline është e çuditshme se mjekët bëjnë pauzë 30 minuta
Jo vetëm mjekët e inxhinierët, Shqipëria po braktiset edhe nga punëtorët e ndërmarrjeve
Terapia që po aplikon Gjermania ndaj coronavirusit, që mund të shpëtojë jetë
Ja sa dënohet falsifikimi i dokumentit zyrtar
Ventrikulomegali
Në klinikën Infektive të QKUK-së, sot me 06/04/2020, janë të hospitalizuar gjithsej 55 pacientë. Me...
Rama flet për përshkallëzimin e masave: Dy javët e para të prillit do mund të na thonë se sa mirë ka...
Si e vjedh Vampiri energjinë tuaj?
Dr. Cuculi: “Oda e Mjekëve të Kosovës kërkon para për workshopin që ne e ofruam falas”
Habit mjeku: Ja si të rrisni penisin për vetëm 10 minuta!
Ventrikujt e Trurit
Dr.Arbër Morina: Statusi i Mjekut
Oksigjeni
Virologu gjerman: “S’ka asnjë provë që Covid-19 të përhapet kur jeni duke bërë blerje”
Dhënie enorme e injeksioneve dhe infuzioneve në Qendra të Mjekësisë Familjare
Sëmundjet e zemrës dhe grupet e gjakut
Avokati i Popullit ende s’ka vendosur rreth Ligjit për Paga, pranon edhe tri ankesa
Verbal
Konfirmohen 3 viktima nga gripi. 37-vjeçari nga Gramshi nuk i mbijetoi
Ligji për Sigurime Shëndetësore mbeti vetëm në letër
Ish-luftëtari britanik i UÇK-së përkrah grevën e kirurgëve
Pezullimi nga Kushtetuesja i Ligjit për paga po konsiderohet i dëmshëm për mjekët
Shqipëri/ Mjekë e Infermierë do marrin +1000 euro deri në fund të pandemisë
A është historia e shëndetit familjar faktor rreziku për leukemi? A trashëgohet Leukemia?
Koronavirusi/ OBSH i trembet më të keqes: Bota të përgatitet për pandemi
Dr.Çlirim Berisha: fokusohuni në luftimin e pandemisë e jo në luftimin e vendimeve të njëri-tjetrit
Dënoj rëndë sulmin të ulët të bërë ndaj gazetarëve Nebih Maxhuni e Diamant Bajra, si dhe kameramanit...
Abuzimi emocional - Çka është, si manifestohet dhe cilat janë shenjat?
Qytetarët kanë filluar të ndjejnë panikun për Coronavirusin, s’ka maska mbrojtëse
Shënohet viktima e 5 në Kosovë nga COVID-19
Sëmundje veneriane
Avokati i popullit me deklaratë dalldisëse: Ligji i pagave duhet të pezullohet
Aba - Fjalor i gjuhës shqipe
Kadri Veseli: Taksa ndaj importeve serbe ka qenë vendim dinjitoz i shtetit tonë
Study adds to knowledge about treating fractures of the humeral shaft
Sulmohet mjeku dhe polici në Gjakovë
Gabimi që ka bërë Gjykata Kushtetuese në raport me Ligjin e pagave
A ka Qeveria në detyrë përgjigje, si do t’i mbjellin arat e tyre bujqit, kur ata nuk guxojne te dali...
A do të shkarkohet edhe Bordi Drejtues i SHSKUK-së?
SOT KATËR TË SHËRUAR, GJITHSEJ DERI SOT 10 TË SHËRUAR ME COVID-19! Sot më 01.04.2020 në Laboratorin...
Ja sa mish pule konsumojnë shqiptarët në vit!
Venosklerozë
4 mënyrat për të parandaluar kancerin e lëkurës
Të shërbesh me shpirtin e Infermierit!
Dështoi në reformën në shëndetësi, qeveria finlandeze jep dorëheqjen
Koronavirusi/ Rëndohet bilanci, shkon në 51 numri i të infektuarve në Itali. Kontrollet vijojnë për ...
SHSKUK-ja u paguan punëtorëve shtesa për kujdestari përkundër që nuk kujdestarojnë
Pacientja falenderon pa masë Kirurgun Naser Plakollin dhe ekipën kujdestare
Terapia 3D po vazhdon në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Urgjencë
Reagon QSUT ndaj dhunës mbi mjeken specializante të Kirurgjisë
Këtu janë vajzat më të bukura në botë, kurse numri i lindjeve po bie
Në fshatin Pastasel të Rahovecit, 21 vjet më parë, u vranë dhe u masakruan 106 civilë të pafajshëm t...
Ndotja e ajrit po kërcënon shëndetin e popullatës!
https://www.medpagetoday.com/infectiousdisease/covid19/85865
Dental Care for Kids: When Should Your Child Start Going to the Dentist?
Greetings from Innsbruck, AUSTRIA Ready for a cesarean section. 💪🏻
"Mjekët dhe infermierët ikën në Gjermani", Rama replikon ashpër me komentuesin
Skandaloze, Sindikata e Shëndetësisë kërcënon anëtarët se kush largohet do t’i hiqet shujta e mëngje...
Çka janë qelizat e kuqe të gjakut?
Coronavirus shpallet urgjencë globale shëndetësore nga OBSH
Shqiptarët e bllokuar në Zvicër, ja data e radhës së fluturimit nga Cyrihu
Imami shqiptar në Zvicër uron myslimanët për Fitër Bajram
Shkencëtarët kanë gjetur diçka të çuditshme në eshtrat e të rinjve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Përgjimi: "vëzhgimi" nga larg

Sat Apr 6 , 2019
Jemi ne shekullin e 21: ky shekull ku teknologjia mbizoteron dhe na percjell ne vete ate… “dimensionin” e TEKNOLOGJISE Me ane te teknologjise, shume gjera behen te mundura, te gjithe e dime kete. Megjithate, teknologjia aq sa eshte e nevojshme, eshte edhe e rrezikshme dhe e demshme! Gjithekush, qe nga […]