Aorta, pjesët e saj dhe funksioni
Aorta (greqisht: αορτή) apo ena kryesore e gjakut, është një arterie e madhe, e cila del direkt nga ana e majtë e zemrës. Ajo e transporton gjakun nga barkushja e majtë e zemrës (Ventriculus cordis sinister) për në enët e qarkullimit të gjakut në periferi.
Aorta është arteria më e madhe e trupit të njeriut dhe ka një diametër prej 2,5-3,5 cm. Ajo ka formën e një shkopi shëtitjeje, me një fillim në formë harku, duke vazhduar me një formë të drejtë deri poshtë në pjesën e komblikut.
Pjesët e aortës
Zemra me Aorta thoracalis
Për shkak të orientimit më të mirë, në anatomi, kirurgji si dhe në degë tjera të mjekësisë si p.sh. në radiologji, bëhet ndarja e aortës në këto pjesë:
Aorta ascendens
Arcus aortae
Isthmus aorte
Aorta descendens – Kjo ndahet më tutje në:
Aorta thoracalis
Aorta abdominalis, e cila ndahet në dy segmente:
Aorta abdominalis suprarenalis
Aorta abdominalis infrarenalis – Kjo pjesë e aortës ndahet në komblik në dy arterie:
Arteriae iliacae communes
Funksioni i aortës
Transporti i gjakut të oksigjenuar për në periferi.
Pasi që aorta ka një mur shumë elastik, ajo bënë barazimin e shtypjes së gjakut që vjen nga zemra dhe kështu mundëson një transport të rrjedhshëm dhe pa pushim të tij. Shtypja e gjakut matet gjithë kohës nga “sensor“ shtypjeje (të ashtu quajtur receptor të tensionit, baro-receptor).
Mundësitë e kontrollimit të aortës
Indirekt: prekja e pulsit, matja e shtypjes së gjakut.
Ultrazëri
TEE (Ehokardiografia transezofaguale)
CT (Tomografia kompjuterike)
MRT (Tomografia magnet-rezonante)
Angiografia
Rëntgen i kraharorit dhe barkut
Sëmundjet e aortës
Arterioskleroza
Aneurizma e aortës (zgjerimi patologjik i saj)
Ngushtimi (stenosis) i isthmus së aortës
Dissectio aortae
Rupturë
Mbyllja e plotë e aortës (p.sh për shkak të trombozës, tumoreve në pjesën e barkut)
Sindromë Marfan (defekt gjenetik)
Nekroza cistike Erdheim-Gsell e Tunica media-s së aortës
Sifilizi i aortës
Ndezja Takayasu e aortës (sëmundje e imunitetit)
Shih edhe:
